Dëbohet ambasadorja malazeze në Serbi

October 10, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Serbia dëbon ambasadorin malazez në Beograd, pas njohjes që Podgorica i bëri pavarësisë së Kosovës.
Ambasadorja malezeze, Anka Vojvodic, deklaroi se ishte njoftuar se duhet të largohej brenda 48 orësh.
“Kjo nuk është një lëvizje diplomatike e mirë”, u shpreh Vojvodic.
Ndërsa shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic deklaroi për radio B92 se Podgorica e njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm një ditë pas miratimit të rezolutës në OKB.
Burimi / Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/beogradmalizi.flv