Libri nga Hajro Ulqinaku,”Barka me visare”

October 12, 2008   | Kulturë / Kultura

Libri përmban 25 tregime me motive nga deti e që pa dyshim janë shumë joshës për lexuesit tanë të vegjël. Autori e njeh mirë jetën e njerëzve të bregdetit e veçmas shpirtin e etur të fëmijëve kurreshtarë, të etur për tema me motive dhe ide nga deti, bregdeti, ishujt, thesaret, piratët, peshkimi, ullishtat mijëvjeçare, etj.
Ende nuk ka mbaruar viti kalendarik dhe nga Asociacioni “Ulqini” nga Ulqini doli në treg dhe një libër me shumë rëndësi, i pesti me radhë këtë vit. Bëhet fjalë për botimin e tretë të librit “Barka me visare” të autorit të mirënjohur nga Ulqini, Hajro Ulqinaku.
“Barka me visare” siç thotë edhe vetë autori është një përmbledhje personale me tregimet më të bukura të cilat ia ka kushtuar detit dhe vendlindjes, fakt ky i pamohueshëm pasi që ky libër edhe është parashikuar si lektyrë shkollore për klasën e VI-të të shkollës fillore të reformuar.
Libri përmban 25 tregime me motive nga deti e që pa dyshim janë shumë joshës për lexuesit tanë të vegjël. Autori e njeh mirë jetën e njerëzve të bregdetit e veçmas shpirtin e etur të fëmijëve kurreshtarë, të etur për tema me motive dhe ide nga deti, bregdeti, ishujt, thesaret, piratët, peshkimi, ullishtat mijëvjeçare, etj.
Që leximi të jetë sa më i këndshëm dhe më i kapshëm për lexuesin, libri përmban edhe një fjalorth terminologjik të fjalëve lokale të cilat fliten në Ulqin e që kanë të bëjnë me detin dhe objektet rreth tij.
Botimi i librit të tillë pa dyshim është një pasuri e madhe si për letërsinë shqipe si dhe paraqet plotësim sado të vogël të zbrazëtisë së krijuar në mungesë të mjeteve mësimore e posaçërisht të lektyrës shkollore.
(Barka me visare, Hajro Ulqinaku, botoi Asociacioni “Ulqini”, Ulqin, 2008, faqe 128)
G. Çitaku
Koha Javore

YouTube Preview Image