Ambassador Stephen Wordsworth:Dëbimi i ambasadorëve pengon Serbinë

October 13, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth, deklaroi se Londra është e shqetësuar për shkak të dëbimit të ambasadorëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë nga ana e Serbisë.
“Cdo acarim i marrëdhënieve me fqinjët është sinjal i keq për integrimet evropiane të Serbisë”, u shpreh Stephen Wordsworth.
“Nuk dëshiroj ende të jap konkluzione. Do të bisedojmë me partnerët tanë evropianë. Kuptojmë se Serbia duhej të reagonte disi dhe këtë e bëri me tërheqjen e ambasadorëve të saj nga vendet të cilat e njohën Kosovën, por në këtë rast nuk shohim arsye për acarim të marrëdhënieve”, theksoi Stephen Wordsworth në intervistën për gazetën “Blic” të Beogradit.
Burimi / Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/beogradmalizi.flv