Fuat Nimani: Protestat e pakicës serbe nuk kanë më peshë

October 14, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Shkodër–I gjendur në qytetin e Shkodrës, Ministri i Pakicave në Malin e Zi, Fuat Nimani ka deklaruar se “njohja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë e lehtë për republikën e vogël fqinje”. Që ditën e hënë pakica politike në Mal të Zi, dhe mbështetësit e politikës së Beogradit në këtë republikë, do të protestojnë, por Nimani në Shkodër deklaron se këto protesta nuk kanë më peshë. Fuat Nimani ka deklaruar se: Protestat nuk do të kenë as vlerë dhe as peshë, sepse unë mendoj se kjo gjë është vetëm e vetëm një reagim i përshprejtuar, por edhe i pamatur duke ditur se në parlamentin tonë vetë opozita ta ka kërkuar qëMali i Zi, ta pranojë pavarësinë e Kosovës, një ditë pas pranimit të Serbisë. Por unë mendoj se edhe opozita malazeze e di që ky është një realitet, ka shpjeguar ai, duke shtuar ka qenë një vendim me vlerë dhe peshë të veçantë jo vetëm për Malin e Zi por të gjithë rajonin. Këto janë proçese integruese që Mali i Zi i përkrah, dhe në krye të tyre është Kryeministri Gjukanoviç ka thënë Nimani. Miratimi i këtij vendimi ka qenë shumë i ndërlikuar, duke ditur se brenda strukturës së popullatës së Mali të Zi ekziston një 32 përqindësh i cili pikërisht përkrah opozitën që ndjek politikë pro serbe ka shtuar Nimani. Në përgjithësi pranimi dhe njohja e Republikës së Kosovës nga Mali i Zi ka ndezur gjakrat e opozitës pro serbe, e cila ka deklaruar daljen dhe protestat në sheh, kundër këtij vendimi që nuk është vetëm pro Kosovës, por kryesisht pro integrimit në Europë dhe NATO, të republikës së vogël dhe fqinje, si me Shqipërinë dhe Kosovën.
Besi Bekteshi
Burimi /Infoshkodra