Amfilohije:Lufta e re në Ballkan e pashmangshme

October 17, 2008   | Shtypi / Mediji

Lufta në Ballkan përsëri është e pashmangshme një ditë për shkak të kushteve me të cilat përballet pakica serbe në Kosovë, ka thënë ushtruesi i detyrës i Kishës
Ortodokse Serbe.
“Në një padrejtësi të këtillë, nuk mund të ketë paqe. Kjo do të jetë rrënja e konfliktit të ardhshëm”, ka thënë Mitropoliti Amfilohije Radoviç në një intervistë për agjencinë Reuters.
“Do të ketë një periudhë e paqes, por kjo do të jetë kohë e përgatitjeve për konflikt të ri, për luftë të re”, ka thënë kleriku i lartë serb.
Amfilohije ka thënë se ai e dëshiron paqen, por megjithate është “realist”.
Burimi / Radio Evropa e Lirë

YouTube Preview Image