Gjukanovic: Shtyrja e njohjes se Kosoves,verberi

October 17, 2008   | Politika, Sporti / Sport

Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, deklaroi se shtyrja e mosnjohjes së Kosovës do të ishte një verbëri politike. “Shtyrja e mospranimit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një verbëri politike dhe se vendimi për njohjen nuk ka qenë i imponuar”, deklaroi Gjukanoviç, në një intervistë për B92. Ai theksoi se, nëse dëshiron që vendi i tij dhe rajoni të jenë pjesë e Evropës, atëherë, sipas tij, duhet të respektohen standardet e saj. “Në pyetje ka qenë ndërtimi i besimit dhe partneritetit me BE dhe NATO, apo në anën tjetër mbështetja e iluzioneve të Serbisë”, deklaroi Kryeministri malazez. Ai shtoi se Podgorica dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Me njohjen e Kosovës, Mali i Zi për vete ka prodhuar favore dhe “nuk do t‘i kthehet iluzioneve dhe miteve”, por drejt synimeve evropiane dhe euroatlantike do të avancojë me atë shpejtësi, me të cilën është në gjendje që të përqafojë standardet evropiane”, është shprehur Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Ai tha se ka pritur reagime të ashpra të Serbisë, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, por nuk pret masa drastike ndaj politikanëve të Malit të Zi. Në një intervistë për një televizion të Beogradit, Gjukanoviç ka vlerësuar se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës është rrjedhojë e “politikës reale dhe dobiprurëse” të qeverisë së Malit të Zi. Ai tha se vendimi për njohjen e Kosovës është marrë meqë Mali i Zi dëshiron të jetë fqinjë i mirë me të gjitha vendet, të cilat e rrethojnë, sikurse dhe për shkak të përbërjes së vetë multietnike. Gjukanoviç ka theksuar se nuk është vështirë të përgjigjesh në pyetjen nëse duhet ndërtuar partneritet me BE-në dhe NAT0-n, apo “të mbështetësh Serbinë në iluzione” se është i mundur revizioni i zgjidhjes së Kosovës, duke sqaruar: “Nuk kemi dilema se kjo është përfundimtare”, duke thënë se nuk beson që zgjidhja për Kosovën mund të rishikohet.
Burimi / Gazeta Shqip