Njohja e Kosovës, Gjukanovic: Zgjodhëm BE

October 17, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryeministri malazez Milo Gjukanovic shpjegon ne nje interviste per agjensinë e lajmeve “Rojter” pse vendi i tij njohu Kosoven. Ai i kerkon Serbise te mos fyhet nga ky akt, dhe te vazhdoje marrdheniet e mira me Malin e Zi. Gjykanovic thote se nese nuk do ta njihte Kosoven, do te kercenonte rrugen e integrimit ne BE.
PODGORICE- Kryeministri malazez Milo Gjykanovic, i drejtohet Serbise duke thene se nuk duhet te fyhet nga njohja e shtetit te ri te Kosoves. Duke folur ne nje interviste per Rojterin, Gjykanovic i kerkon Beogrdit qe dy vendet te vazhdojne te ruajne marrëdheniet e mira mes tyre pavaresisht njohjes se Kosoves. “Ne mendojme se sic do shtet tjeter i pavarur kemi te drejte te vleresojme interesat tona kur behet fjale per njohjen e Kosoves. Vendosem ta njihnim ne nje moment kur menduam se nese vepronim ndryshe do vinim ne rrezik shpejtimin e integrimit euroatlantik te vendit tone” ka shpjeguar Gjykanovic.
Ai thote se ne kete kuader per te ruajtur marrëdhenie te mira, Mali i Zi nuk deboi ambasadorin serb, edhe pse Beogradi deboi ambasadorin malazez.
Gjithashtu Gjykanovic i shpjegon Beogradit ne kete interviste se e shtyu njohjen e Kosoves deri kur Serbia ia kerkoi kete gje. Keshtu disa muaj me pare ministri i Jashtem serb Jeremic i kerkoi Podgiorices te shtyje njohjen e Kosoves deri sa te shqyrtohej kerkesa serbe ne asamblene e OKB. Gjykanovic thote se Mali i Zi jo vetem priti kete dite, por votoi edhe pro kerkeses serbe ne Asamblene e OKB, me argumentin se Beogradi ka te drejte si cdo anetar i OKB te ndermarre inisiativa ne OKB per mbrojtjen e interesave te veta.
Mali i zi, nje republike e vogel ne Ballkan ashtu si Serbia kerkon lidhje te forta me ruset, dhe gjithnje eshte luhatur mes mbeshtetjes se Serbise dhe zgjedhjes se rruges se saj drejt BE. por me njohjen e Kosoves, qeveria malazeze e pranon se zgjodhi BE-ne ne vend te Serbise.
S.G
Burimi / NEWS24 / BalkanWeb

1