U zgjodh udhëheqësia në Tuz
October 18, 2008 by Ulqini
Filed under Politika, Shtypi / Mediji
Komisioni për revidimin e implementimit të ligjit mbi kryeqytetin
Tuz- Komisioni për revidimin e implementimit të Ligjit mbi Kryeqytetin dhe efikasitetin e tij (për plotësimin e nevojave të KU të Tuzit) ka mbajtur të martën mbledhjen e parë konstituive. Kryetar i tij u zgjodh Vasel Sinishtaj, kurse zëvendës, Nikollë Camaj, ndërsa punët e sekretarit të këtij Komisioni do t`i kryejë sekretari i administratës së KU të Tuzit, Robert Camaj.
Në punën e këtij Komisioni morën pjesë edhe anëtarë: Ismet Gjokoviq, Fran Gjokaj dhe Luigj Camaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe kryetari i KU të Tuzit, Smajl-Maliq Çunmulaj dhe këshilltari për punë juridike pranë kësaj komune, Edmond Ujkiq.
Me këtë rast, Komisioni përcaktoi detyrat konkrete për administratën e KU dhe për anëtarët e Komisionit, në mënyrë që deri në mbledhjen e ardhshme të krijohet dokumenti bazë me të cilin dëshirohet të dëshmohet bazueshmëria e kësaj iniciative dhe fakti që Ligji ekzistues nuk i plotëson nevojat e banorëve të trevës së KU të Tuzit.
Kohapress


Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!