Mali i Zi nuk do të organizojë referendum për njohjen e Kosovës

October 21, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq ka deklaruar se pushteti malazez nuk do të pranojë organizimin e referendumit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka rast në botë që dikush për shkak të politikës së jashtme dhe çështjeve të shtetit tjetër, të ketë kërkuar organizimin e referendumit në shtetin e vet, siç kërkojnë tani partitë opozitare në Mal të Zi”, ka deklaruar Krivokapiq për një të përditshme të Podgoricës.
Duke komentuar një deklaratë të mitropolitit të kishës ortodokse serbe, Amfiloje Radoviq, për rrezikun e një lufte të re në Ballan, Krivokapiq ka thënë se me “mitropolitët e tillë kisha serbe mbetet edhe më tej kërcënim kryesor për Serbinë demokratike dhe paqen në rajon”.
“Meqenëse autorët e luftës nuk janë dënuar si duhet dhe ideologjia e tyre e gjakut dhe trollit nuk është çrrënjosur, atëherë kësaj radhe i besoj zotit Radoviq”, ka thënë Krivokapiq.
Ai ka shtuar se i njëjti program shtetomadh është aplikuar nga kuislingët çetnikë në Luftën e Dytë Botërore dhe është aktivizuar në shpërbërjen e Jugosllavisë.
Burimi / QIK