Reagim në komentin e z.F.Dinosha rreth këshillave nacionale të pakicave në Mal të Zi

October 24, 2008   | Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji

Këshillat e Pakicave janë formuar në përputhje me ligjin
A nuk është anomali që funksionarët e lartë të UDSH-së njëherit anëtarë të KNSH në bazë të automatizmit e injorojnë Këshillin me direktivë partiake duke përfshirë këtu edhe Ministrin i cili ka qenë drejtëpërdrejt i kyçur në formimin e Këshillit,a nuk është anomali që Kryetari i Komunës së Ulqinit si anëtar i Këshillit po ashtu me direktivë partiake nuk pranon në zyrën e tij që pesë muaj Kryetarin e KNSH në një takim pune për të folur për vështirësitë me të cilat përballet Këshilli,a nuk është anomali bllokimi i mjeteve financiare për funksionimin e Këshillit i cili me sa duket po bëhet në mënyrë të qëllimshme, kur dihet se ndarja e mjeteve financiare është obligim ligjor,a nuk është anomali anashkalimi dhe injorimi i KNSH për ta ftuar me rastin e manifestimeve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me shqiptarët apo evenimenteve të tjera me rëndësi, kur dihet se KNSH perfaqëson dhe prezanton të gjithë shqiptarët në Malin e Zi!?
Lidhur me komentet e z. Dinosha dhënë të përjavshmes,,Koha Javore”të datës 25. 09.2008 për gjoja anomalitë e shumta në formimin e Këshillave të Pakicave me theks të veçantë në formimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve -KNSH, e shoh të arsyeshme që për opinionin e gjerë ti shkruaj disa fjalë si Kryetar i KNSH edhe pse z.Dinosha në këtë koment në radhë të parë me sa kuptoj unë kritikon Ministrinë e Pakicave për punën,sipas tij jo të mirë lidhur me jetësimin e Këshillave të Pakicave,ndonëse në mënyrë si të kamufluar.
Sa i përket formimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve më duhet të përsëris edhe një herë se janë absolutisht të pavërteta pohimet se ka pasur manipulime dhe shkelje të procedurës.Dihet tashmë nga secili se Këshillat e pakicave janë formuar në përputhje me Ligjin për të drejtat dhe lirit e pakicave, ligj ky, për të cilin UDSH ka trumbetuar me të madhe se ka prodhuar diçka të mirë dhe se merita për këtë u takon atyre edhe pse gjatë shqyrtimit publik asokohe ka pasur vërejtje serioze dhe nevojë për korrigjim.
Me sa jam në dijeni mu për shkak të mangësive serioze ,deputeti Bardhi edhe e ka kundërshtuar në Parlament, ligjin në fjalë.
Mirëpo çuditërisht nga z.Dinosha në atë kohë nuk kemi dëgjuar të ketë pasur vërejtje apo të ketë parë anomali sikur i sheh sot, por përkundrazi lavdërim e vetkënaqësi. Bëhet pyetja pse? A mos vallë pse nuk është realizuar ajo çfarë ka menduar ai apo dikush tjetër? Pastaj, procedura elektorale për mbledhjen e nënshkrimeve,për mbajtjen e kuvendit të elektorëve, për mënyrën e zgjedhjes në Kuvendin e elektorëve,numrimi i votave,dhe shpallja e fituesve është kontrolluar dhe menaxhuar nga Ministria,pra me nji fjalë i tërë procesi deri në konstituimin e Këshillave ke qenë në dorën e Ministrisë. Dhe nuk qëndron fakti se ka pasur paqartësi të rregullave,se LDnëMZ ka bërë puç ne Kuvendin e elektorëve,se shoqëria civile dhe intelektualët kanë qenë persona non grata etj etj.
Për këtë unë mendoj se Ministria e Pakicave ka bërë një punë shumë të mirë dhe mjaft serioze në funksion të jetësimit të Këshillave të pakicave për të cilën gjë meriton respekt dhe falenderim pa marrë parasysh vërejtjet që mund të kemi secili prej nesh sa i përket angazhimeve të deritanishme të mirëfillta të kësaj Ministrie në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicës shqiptare në Malin e Zi.
Mendoj se po të ishte faktuar se Ministria nuk ka punuar ne përputhje me Ligjin përsonat përgjegjës duhet të kishin dalur para përgjegjsisë ose të kishin dhënë dorëheqje,por kjo nuk ka ndodhur.E pra pse kur z. Dinosha në vazhdimësi pohon se nuk janë zbatuar rregullat e nuk është vepruar në ,,frymën“e Ligjit.
Për të qenë të sinqertë duhet thënë dhe pranuar se vërtet Ligji për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të pakicave nuk eshte i tillë si do të duhej të ishte dhe si do të dëshironim të gjithë. Mirëpo edhe si i tillë deri sa të jetë në fuqi dhe derisa të mos të ndryshojmë, ai duhet edhe të respektohet si Ligj me të gjitha anomalitë e tij siç thotë z. Dinosha. Mirëpo a thua të vetmet anomali që hasim dhe që paraqesin problem, janë këto të perbërjes së Këshillit Nacional.

Tahir Tahiri kryetar i Kshillit Nacional Shqiptar

A nuk është anomali që funksionarët e lartë të UDSH-së njëherit anëtarë të KNSH në bazë të automatizmit e injorojnë Këshillin me direktivë partiake duke përfshirë këtu edhe Ministrin i cili ka qenë drejtëpërdrejt i kyçur në formimin e Këshillit,a nuk është anomali që Kryetari i Komunës së Ulqinit si anëtar i Këshillit po ashtu me direktivë partiake nuk pranon në zyrën e tij që pesë muaj Kryetarin e KNSH në një takim pune për të folur për vështirësitë me të cilat përballet Këshilli,a nuk është anomali bllokimi i mjeteve financiare për funksionimin e Këshillit i cili me sa duket po bëhet në mënyrë të qëllimshme, kur dihet se ndarja e mjeteve financiare është obligim ligjor,a nuk është anomali anashkalimi dhe injorimi i KNSH për ta ftuar me rastin e manifestimeve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me shqiptarët apo evenimenteve të tjera me rëndësi, kur dihet se KNSH perfaqëson dhe prezanton të gjithë shqiptarët në Malin e Zi!?
Po ashtu ia vlenë që të theksohen qoftë edhe kalimthi anomalitë e shumta që hasen edhe te shumë ligje të tjera me rëndësi për ne shqiptarët, si për shëmbull Ligji ,,Mbi të Mirat Detare“ ,,Parku i Bjeshkëve të Nemuna“ ligjet e shumta ,,centralizuese“, planet mësimore etj etj.për të mos i përmendur edhe sa e sa ligje të tjera me anomali, ligje këto të cilat duhet punuar që të ndryshohen siç është edhe Ligji për Pakicat.
Dhe në fund duke e përmbyllur këtë reagim timin pa dashur të bezdisë lexuesin e nderuar,e ftoj z.Dinosha dhe partinë që ai drejton që si politikan me përvojë e pragmatik të kyçet në punën e KNSH dhe të kontribuojmë qoftë edhe me anomalitë që ai thekson për momentin, në mënyrë që problemet t`i zgjidhim së bashku si ato egzistuese ashtu edhe ato që na presin por me shpresën e madhe që në një të ardhme jo të largët në përbërjen e KNSH të jenë anëtarë të gjithë ata që nuk përbëjnë më anomali.
Tahir Tahiri
(Autori është kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve)
Koha Javore

YouTube Preview Image