Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (7)

October 26, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Hulumtimi i kufizuar arkeologjik
Mbeturinat kishtare janë studiuar nga pikëpamja e veçorive të tyre arkitekturore dhe i përkasin kryesisht periudhës së mesjetës së vonë. Por vrojtimi i kufizuar arkeologjik në zonën e fortifikimeve që u zhvillua në vitet 1980 nxori në dritë shumë objekte të vogla të gjetura në varrimet e bëra pas Erës së Re, gjatë periudhës nga shekulli VI-XII. Ato përfshinin stoli bizantine prej argjendi dhe objekte të vogla që arkeologët i lidhin me materiale të ngjashme tipike të Dalmacisë, si dhe artikuj qeramike dhe enë kuzhine sllave.
Nën organizimin kishtar të Perandorisë së vonët romake, krejt dioqeza e Ilirikumit komandohej nga Roma me një vikariat papal në Selanik. Kisha ende nuk ishte e ndarë në katolike dhe ortodokse dhe ne kemi dëgjuar për disa peshkopë nga Ilirikumi që kanë marrë pjesë në koncilet kishtare në Konstandinopojë në shekullin VII. Nën Perandorin Leoni III (717-41), Bizanti e kërkoi dioqezën nën juridiksionin e tij, por më 860 Papa Nikolla I kërkoi kthimin e saj sërish Romës, në kontekstin e një përpjekjeje aktive misionare nga Perëndimi.
Si Papati ashtu dhe Bizanti ishin të interesuar për konvertimin e mundshëm të Carit bullgar Boris, ndërsa Bizanti ishte tejet dyshues për sinqeritetin e synimeve franke në rajon. Papa dhe patriarku Fotius në Konstantinopojë haheshin për besnikërinë e Borisit, por përfundimisht Bullgaria u vendos nën Patriarkatin dhe Kisha sllave u përshtat për liturgjinë bullgare.
Në kohën kur Shkodra dhe zona përreth saj u vunë nën sundimin osman nga fundi i shekullit XV, vendbanimi i Shasit u braktis dhe Sarda e Shasi u kthyen në rrënoja. Por Shasi kishte pasur një histori të gjatë.
Mbeturinat kishtare janë studiuar nga pikëpamja e veçorive të tyre arkitekturore dhe i përkasin kryesisht periudhës së mesjetës së vonë. Por vrojtimi i kufizuar arkeologjik në zonën e fortifikimeve që u zhvillua në vitet 1980 nxori në dritë shumë objekte të vogla të gjetura në varrimet e bëra pas Erës së Re, gjatë periudhës nga shekulli VI-XII. Ato përfshinin stoli bizantine prej argjendi dhe objekte të vogla që arkeologët i lidhin me materiale të ngjashme tipike të Dalmacisë, si dhe artikuj qeramike dhe enë kuzhine sllave. Materialet e gjetura në nivelin sipërfaqësor përfshinin poçeri dhe stoli të periudhave serbe dhe venedikase. Dy nga kishat kryesore, Shën Mëria dhe Shën Gjoni, të dyja të stilit gotik, duket se janë ndërtuar mbi struktura më të hershme, ndërsa fortifikimet duket se janë rimodeluar aty rreth shekullit XII, periudhë nga e cila datojnë shumica e kishave dhe që gjithashtu janë rindërtuar në pjesën më të madhe të tyre pas pushtimit mongol të shekullit XIII. Prandaj dhe vendi ka qenë i banuar për disa shekuj gjatë periudhës së hershme mesjetare, pavarësisht se ka pak ose aspak të dhëna të shkruara për këtë. Por nuk është e lehtë të përcaktohet se cilët ishin banorët dhe a ka qenë pushtimi i vazhdueshëm.
Averil Cameroon-James Pettifer
Koha Javore