Rice përgëzon Malin e Zi për njohjen e Kosovës

October 29, 2008   | Bota, Shtypi / Mediji

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Millan Roçen ka marrë të martën një letër nga sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, e cila ka përgëzuar qeverinë e këtij vendi për njohjen e Kosovës.
Në këtë letër – të cilën Roçenit ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderick Moore – Rice lavdëron vizionin dhe përkushtimin e qeverisë së Malit të Zi ndaj rajonit, si pjesë të Evropës së bashkuar – që mbështetet në liri dhe paqe, drejt një të ardhme prosperuese.
Duke e përgëzuar Malin e Zi për këtë vendim, Rice ka shprehur bindjen e saj se ky shtet do të jetë shembull edhe për shtetet të tjera.
Burimi / Telegrafi