Dinosha kritikon partitë shqiptare që bashkëpunojnë me opozitën malazeze

October 30, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Videos

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ka deklaruar të mërkurën se, partitë politike shqiptare që kanë bashkëpunuar me një pjesë të opozitës, që ka edhe parti proserbe kanë gabuar. Lideri i UDSH këtë e ka vlerësuar këtë si mungesë të eksperiencës politike. Dy parti nacionale shqiptare Alternativa Shqiptare dhe Forca e Re Demokratike, në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, kanë përkrahur kandidatin e Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, i cili ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, ka deklaruar se nuk vjen në shprehje bashkëpunimi me partitë që përfaqësuesit e ligjshëm të Kosovës i quan terroristë. Dinosha, ka shtuar se nëse mendojmë të avancojmë pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi duhet shikuar thellimi i bashkëpunimit me forcat politike që udhëheqin këtë vend, ato që kanë rikthyer pavarësinë e Malit të Zi. Ndërkaq, lideri i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, si përgjigje ndaj deklaratës së liderit të UDSH-së u shpreh se, “atë çfarë kam dëgjuar në protestën e mbajtur në Podgoricë kundër vendimit të qeverisë malazeze për njohjen e pavarësisë e Republikës së Kosovës, e kam konsideruar si të kaluar” dhe se, “në të ardhmen do të llogaris mirë së kënd do të votoj”. Sinishtaj ka shtuar se sa i përket avancimit të shqiptarëve në Mal të Zi, “shqiptarët duhet të bashkëpunojnë ndërmjet veti, e jo në këtë mënyrë disa në njërën anë, e të tjerët të komentojnë atë se çfarë është mirë për shqiptaret”.
Autor / Gëzim Ibroçi
Burimi / Telegrafi

http://www.dailymotion.com/videox74esy

Comments

2 Comments on "Dinosha kritikon partitë shqiptare që bashkëpunojnë me opozitën malazeze"

  1. GV on Fri, 31st Oct 2008 4:50 pm 

    Z. Dinosha, mendoj se eshte momenti i duhur qe te largoheni nga jeta politike, dhe te pushoni se poshtruari popullin shqiptar. Nisuni nga vetvetja dhe nga partia juaj, dhe veprimet qe keni bere ne dem te popullit shqiptar ne Mal te Zi. Jeni njeriu qe me se pakti ka te drejt te kritokoj diken.

  2. MALESIA on Tue, 4th Nov 2008 7:55 am 

    Ferhat dinosha te lumte se cdo fjal e jueja eshte si te ishte prej vet zotit,sepse cdo parashikim i juaji eshte realiyuar.Ju lumte

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!