Loro Nrekiqi:Rënimet e objekteve në bunë,bëhen në mynyr selektive

October 31, 2008   | Anketë / Anketa

As pas gati dhjetë vjetësh,komuna e Ulqinit nuk ka kurrfarë të dhënash për tokat e uzurpuara komunale e sidomos tek lumi Buna,që konsiderohen të jenë shumë. Deri më sot, asnjë përpjekje nuk është bërë që ato të rikthehen në pronësi të komunës së Ulqinit.Edhe pse zyrtarisht komuna nuk bën të ditur asnjë të dhënë në lidhje me këtë punë, Burimet brenda në komunë që deshiron ta mabaj emrin anonim të Ulqinit thonë se rreth 15 hektarë tokë duhet të jetë e uzurpuar prej viteve 1980 deri më tani nga persona privatë.”Para dy vjetëve kanë qenë diku mbi 12 hektarë tokë e komunës së Ulqinit që kanë qenë të uzurpuara,kështu që tani konsiderohet që ai numër të jetë rrit për dy apo tre hektarë tjerë”, tha ky burim. Sipas këtij burimi dhe të dhënave që posedon,pothuajse çdo ditë uzurpohet nga një metër katror tokë publike.Kështu, dukuria e nxënies së hapësirave publike vazhdon të dominojë edhe më tej në qytetin e Ulqinit.Gjatë udhëheqjes së kaluar të komunës ka qenë i formuar një komision i cili ka pasur për detyrë që të bëjë evidentimin dhe ndalimin e pronave të uzurpuara në Bun,por shteti  ka dështuar në këtë drejtim.Drejtorati i Pronës që disa muaj ka filluar të punojë për evidentimin e të gjitha pronave të uzurpuara në Deltën e lumit Buna në të dyja anët. “Shpresojmë që shumë shpejt ky drejtorat do të del me të dhënat përfundimtare se sa tokë komunale gjithsej është e uzurpuar”, duke shtuar se pas publikimit të këtij raporti, Drejtorati i Pronës është ai që do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm që do të merren për lirimin e pronës në komun të Ulqinit.Kurse përfaqsuesi i Mansit tha se të gjitha rastet që kanë bërë uzurpimin do t’u nënshtrohen kallëzimeve penale. Por kur do të ndodhë një gjë e tillë, ai nuk mund të thotë asgjë.

YouTube Preview Image
1