Ulqini dhe reklama turistike krahasuese ne tregun botror

November 2, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Shtohet pyetja:Ulqini a do te gjeje perdorim reklama krahasuese ne tregun botror.Simbas mendimit tim, mendoj se po.
Me perfshirjen ne projektligjin e ri të komunitetit europian per “Mbrojtjen e Konsumatorit” te hapesires ligjore per perdorimin e fushatave publicitare krahasuese, ky koncept vjen i ri per tregun Ulqinak. Marketingu krahasues shikohet si nje forme e veçante e reklamimit, e cila sherben per shitjen e produkteve apo edhe sherbimeve turistike jasht vendit, te cilat krahasojne nje marke me nje tjeter ose nje kompani me nje tjeter.
Te gjitha keto reklama jane te dizenjuara te nxjerrin ne pah perparesite e produkteve ne krahasim me ate te konkurrentit. Por, a shihet me interes ai nga njerzit qe jetojn ne Ulqin,ajo asht ne perqindje te ulet sepse njerzit kan ende frig nga diçka,e ajo diçka asht shteti ku e perdor reklamimin privat si mjet të tatimit vjetor per te mbushur arkat e veta buxhetore.Reklama ne shtetet prendimore  asht shum e qelluar dhe shteti nuk perzihet dhe nuk bazohet ne perdorime publiciteti,mirpo shteti tek ne i inkurajon njerzit te bejn reklame dhe shteti nuk ka te beje me reklamat private te çdo biznisi fitimprus.
Reklamat krahasuese dmth te çmimeve mund te jene nje faktor i cili do te sjelle ne tregun vendas te Ulqinit me shume informacion dhe me shume transparence, persa i takon produkteve dhe sherbimeve turistike.
Nje fushate publicitare e bazuar ne marketingun krahasues mund te keshillohet vetem ne momente te caktuara dhe per periudha kohe relativisht te shkurtera gjat sezonit turistik.
Kompanite e ndryshme turistike e perdorin marketingun krahasues si nje strategji per diferencimin e produktit te tyre ndaj konkurrentit te tyre te drejtperdrejte ose ndaj kryesuesit ne treg.
Objektivi i vertete i marketingut dhe pozicionimit eshte te krijoje preferenca dhe zgjedhje nga ana e klientit. Per te krijuar keto preferenca dhe per te bere zgjedhjet, konsumatori ka nevoje dhe te drejte te informohet. Marketingu krahasues eshte nje menyre per t’i dhene klientit nje mundesi me shume informimi.
Metodat e ndryshme te krahasimit lidhen me çmimet apo tarifat e ofruara, karakteristikat themelore te produktitturistik,ashtu dhe vlerave te ofruara turistike etj.
Nje fushate publicitare e bazuar ne marketingun krahasues ne lamin e turizmit ne komun te Ulqinit mund te keshillohet vetem ne momente te caktuara dhe per periudha kohe relativisht te shkurtera tre mujore ose pes mujore.
Çdo publicitet, edhe me i keqi, perseri eshte publicitet. Ne kete menyre ne po i sigurojme konkurrentit publicitet falas.
Nese informacionet qe ne i sigurojme konsumatorit, nuk jane te verteta dhe te sakta, sigurojme humbjen e besimit te konsumatori i cili eshte shume i veshtire per t’u rifituar.

Crna Gora –Ville,Sobe, apartmani i ostali smještaj u Ulcinj

Per drejtuesit e agjencive turistike te marketingut ne Ulqin, fushatat reklamuese ende njihen si nje koncept, i cili vjen nga marketingu amerikan. Sipas drejtuesve te agjencise turistike botrore, hedhja ne tregun botror te ketyre formave reklamuese eshte nje koncept i ri, per te cilin ata shprehen pro krijimit te tyre. “Reklamat krahasuese mund te jene nje faktor i cili do te sjelle ne tregun vendas me shume informacion dhe me shume transparence, persa i takon produkteve dhe sherbimeve turistike ne komun te ulqinit, te cilat kerkohen te terheqin vemendjen e konsumatorit nga gjithe anet e botes. Nga ana e kompanive, qe do te kerkojne keto sherbime, por edhe nga ne krijuesit duhet te jete e qarte fakti qe çdo gje duhet te behet sipas rregullave etike, pa dhene informacion te pavertete.Kompanite Ulqinake ne momentin qe do te vendosin te hedhin ne treg produktet e tyre turistike duke ndjekur kete lloj marketingu, nuk duhet te mjaftohen duke reklamuar vetem cilesine e produktit, por duhet te synojne te ofrojne me shume karakteristika te mallit apo edhe sherbimit, te cilat duke u krahasuar me nje marke tjeter do te benin qe publiku te ishte me i qarte ne ate çka duhet te zgjedh.
Sipas meje ne Ulqin do te jete disi e veshtire perfshirja dhe mirepritja e kesaj fushate, pasi duhet te gjenden forma te pershtatshme per te mos sjelle konfuzion te konsumatoret, si edhe per te qene sa me te drejte me konkurrentin apo me marken qe ky i fundit perfaqeson, ne momentin kur do te ndermerret fushata krahasuese turistike. Pavaresisht menyres se si do te zbatohen ne praktike keto fushata, agjencite duket se jane te gatshme te sygjerojne dhe te vene ne jete, kete forme marketingu e cila ka ofruar sukses ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kjo forme reklamimi ka si qellim jo vetem informimin objektiv dhe besnik te konsumatorit, por edhe te promovoje transparence ne treg turistik per qytetin e Ulqinit. Kjo e fundit sherben edhe ne interes te publikut ne funksion te marrjes se rezultateve pozitive per ulje çmimesh apo edhe per permiresim te produktit turistik në komunen e Ulqinit.