Manjola nuk heq dorë nga xhinset

November 3, 2008   | Lajmet / Vijesti

Le të lëvizë moda si të dojë, ajo di që xhinset janë tashmë si një lëkurë e dytë për të. Nëse do të pini një kafe në një nga lokalet e bllokut, me siguri mund të ndesheni me këngëtaren e talentuar Manjola Nallbani e cila ka shtëpinë në një nga pallatet e asaj lagjeje. Dhe në veshjen e saj të përditshme, spikasin xhinset por edhe bluzat e zeza. Dhe nuk ka faj sepse i shkojnë shumë. Në fakt nuk është e lehtë të vendosësh të mbash xhinse pasi është një nga veshjet që kërkon trup perfekt që të biesh në sy. Këmbë të gjata, të holla dhe të drejta që të ngjash perfket. Mirëpo këngëtarja jonë aq shumë e pëlqyer i plotëson të gjitha këto kushte, madje edhe tani që ka bërë dy fëmijë, linjat e saj janë të përkryera. Shumë i çuditshëm stabiliteti ipeshores së saj. Ne kemi kaq vite që e njohim dhe gjithmonë në një formë perfekte. Ndërkohë karriera e Manjola Nallbanit shkon si mos më mirë. Koncertet në diasporë janë disa nga impenjimet e momentit. Po kështu në planet e saj ëhstë dhe një album i ri. Natyrisht gjithçka bëhet me shumë kujdes nga këngëtarja e cila është maniake e cilësisë. Koncerti i fundit ku ajo u paraqit në publik ishte ai me Kastriot Tushën në Pallatin e Brigadave. Një sukses absolut me këngë popullore nga të gjitha trevat e vendit.
Burimi  / PANORAMA plus

YouTube Preview Image