Milarderi i Emirateve të Bashkuara Arabe,Suleïman al-Fahim së shpejti në Ulqin

November 4, 2008   | Turizmi / Turizam

Bossi i Manchester City-t, Al Fahim dhjetë herë më i pasur se Roman Abramovich
Suleïman al-Fahim emri ekzakt i këtij miliarderi asht Dr. Abdul Kareem Sulaiman Al-Mohammad Fahimi i lindur 1977 në Dubai ( Emiratet e Bashkuara Arabe).Al-Fahim ka doktoru në lamin e biznesit dhe finacave MBA financa to në patundëshmeri të Kogod School of Business from the American University in Washington.Anëtari I bordit të grupit Hydra Properties komercial nga Iraku,atij Abu Dhabi, bëhet fjalë për Sulejman Al-Fahim ka deklaruar pas blerjes së klubit anglez Man.City se këtë klub do ta bëjë më të pasurin dhe klubin numër një në Botë. Pas blerjes 40 milionë euro të brazilianit Robinho, Al Fahim është nisur në ofenzivë për blerjen e superyllit të rivalit të qytetit, portugezin e Man.Utd, Christiano Ronaldo-n. Për ish anëtarin e Sporting Lisbonës Al Fahim dhe Abu Dhabi Group janë të gatshëm të paguajnë menjëherë 150 milionë euro. Raportohet që Al-Fahim është 10 herë më I pasur se bossi I Chelsea-t Roman Abramovich dhe sipas disa raporteve tjera Al Fahim ka përgatitur një listë prej 18 lojtarësh për të cilët është I gatshëm të paguajë mbi 300 milionë funte vetëm e vetëm për të siguruar shërbimet e tyre. Në ditën e parë të tij në futbollin anglez, Al Fahim ka deklaruar: “Christiano Ronaldo theksoi më herët se dëshiron të luajë në klubin më të madh në Botë, do të shohim se sa serioz do të jetë në janar kur do të bëjmë ofertë për të” ka thënë Al Fahim për mediumet angleze.City ka bërë transferin më të shtrenjtë në histori të futbollit anglez duke transferuar Robinhon nga Reall Madrid dy minuta para përfundimit të afatit kalimtar veror, ndërsa burimet brend akëtij grupi tejet të pasur bëjnë të ditur që Al Fahim veç C.Ronaldos për afatin kalimtar të muajit janar të vitit të ardhshëm ka të gatshme edhe ofertat për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas dhe sulmuesin e Liverpool-it Fernando Torres.

Koha Vizion

YouTube Preview Image YouTube Preview Image