Dafina Zeqiri:Jam në lidhje dashurie, por jo me Genc Prelvukajn

November 5, 2008   | Lajmet / Vijesti

”Me Gencin na ka lidhur muzika. Kemi bashkëpunuar mirë dhe nuk kemi pasur asgjë më shumë. E kam pasur vetëm shok të mirë, por unë jam përcaktuar që karrierën time muzikore ta vazhdoj vetë, pa ndihmën e askujt”, thotë Dafina.
Dafina Zeqiri është këngëtarja e cila karrierën e saj muzikore e nisi edhe në Kosovë, duke bashkëpunuar me Genc Prelvukajn, me të cilin arriti të realizojë albumin e saj të parë në gjuhën shqipe.
Dafina nuk vazhdoi të bashkëpunojë me Gencin, sepse, siç thotë ajo, dëshiron që karrierën e saj muzikore ta vazhdojë vetë, pa ndihmën e askujt. Për këtë shkëputje dhe shumë të tjera flet vetë Dafina në intervistën për “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Si ndodhi shkëputja e bashkëpunimit tuaj me Genc Prelvukajn?
Dafina Zeqiri: Kemi pasur bashkëpunime të mira me Genc Prelvukajn, e respektoj ende. Gjatë kohës sa bashkëpunonim kemi kaluar mirë.
Por edhe kemi pasur disa ide të ndryshme, të cilat nuk përputheshin njëra me tjetrën. Arsyeja për të vazhduar vetë karrierën muzikore këtu në Kosovë më shtyri që të shkëpusë bashkëpunimin me Gencin.

“Kosova Sot”: Cila është e vërteta e raporteve tuaja me Gencin?
Dafina Zeqiri: Raportet me Gencin i kam pasur shumë të mira, nuk kam pasur asnjë konflikt me të, thjesht idetë nuk i kemi pasur të përbashkëta. Me Gencin na ka lidhur muzika dhe nuk kemi pasur asgjë më shumë. E kam pasur vetëm shok e jo më shumë.

“Kosova Sot”: Sa kohë keni bashkëpunuar?
Dafina Zeqiri: Kemi bashkëpunuar gati një vit dhe albumin të cilin e kam realizuar me të ka qenë mjaft i suksesshëm.
“Kosova Sot”: Me çfarë keni qenë e angazhuar kohët e fundit?
Dafina Zeqiri: Kohët e fundit kam qenë e angazhuar me një këngë, të cilën e kam realizuar te Florent Boshnjaku, dhe tekstin e ka bërë Aida Baraku. Kënga quhet “Bateritë”, është një këngë me një stil pak më ndryshe, por më pëlqen shumë dhe kam marrë pjesë me këtë këngë në ”Kënga magjike”.

“Kosova Sot”: Me kë keni nisur bashkëpunimin tani?
Dafina Zeqiri: Tani për tani nuk jam duke bashkëpunuar me askënd, por shpresoj që shumë shpejt do të nis një bashkëpunim të ri, të cilin nuk dua ta zbuloj tani, le të jetë një surprizë. Mirëpo, për momentin, jam duke punuar disa këngë në të cilat do të paraqitem solo.

“Kosova Sot”: Me çfarë do të paraqiteni për festat e fundvitit?
Dafina Zeqiri: Edhe kjo do të mbetet një surprizë. Padyshim se do të paraqitem me këngë, të cilat besoj se do t’iu pëlqejnë publikut shumë.

“Kosova Sot”: A ka diçka të re në jetën tuaj private?
Dafina Zeqiri: Ka të reja në jetën time private. Jam në lidhje dashurie, dhe dua t’i sqaroj publikut se nuk është Genc Prelvukaj.

“Kosova Sot”: Si po ju ecin studimet?
Dafina Zeqiri: Kam marrë pak pushim nga studimet, sepse po kam shumë punë me muzikë. Por të shohim në të ardhmen ndoshta do të filloj fakultetin në Suedi. Tani për tani jam duke punuar vetëm në profesionin tim të muzikës në të cilin profesion kam kryer shkollën e mesme.

“Kosova Sot”: Sa jeni e kënaqur me sukseset tuaja në këngë?
Dafina Zeqiri: Jam e kënaqur shumë, por kurrë nuk ngopem. Kam suksese në punë, por edhe vullnet për të punuar edhe më shumë në mënyrë që të arrijë më tepër sesa kam arritur deri më tash.
“Kosova Sot”: Çfarë dëshironi të arrini me këngën?
Dafina Zeqiri: Jam lindur me muzikë, kështu që edhe jetoj për muzikë.
Unë dëshiroj të arrij deri në maksimum me muzikën normalisht. Kam disa bashkëpunime me disa producentë dhe artistë në Suedi, me të cilët besoj se do të kem shumë suksese. Dëshiroj që punën me këngën mos ta ndërpresë asnjëherë.
Kastriote BAJRAMI

Kastriote BAJRAMI”Me Gencin na ka lidhur muzika. Kemi bashkëpunuar mirë dhe nuk kemi pasur asgjë më shumë. E kam pasur vetëm shok të mirë, por unë jam përcaktuar që karrierën time muzikore ta vazhdoj vetë, pa ndihmën e askujt”, thotë Dafina.

Burimi / Kosova Sot

YouTube Preview Image

167