Yllka Gashi martohet me Albian Gagicën

November 5, 2008   | Lajmet / Vijesti

Aktorja Yllka Gashi gjatë ditës së premte pret që ta realizojë ceremoninë e dasmës së saj. Ajo, vikendin e kaluar ka përfunduar ‘kanagjeqin’ e saj, ndërkaq të premten Yllka pret që të bëhet nuse.
Pushimin e saj veror Gashi e ka kaluar me të dashurin e saj në Spanjë, emrin e të cilit asnjëherë nuk ka preferuar ta bëjë publik, ani pse dihet se ajo ka shumë vite që është në lidhje me këtë person. “Nuk preferoj të jap detaje të jetës sime private. Nuk më pëlqen t’i bëj publike sepse i konsideroj shumë intime…”, është shprehur Yllka zakonisht për media.
Gashi është një aktore e talentuar që me role të ndryshme ka zëne vend të merituar në plejadën e artistëve shqiptarë. Ajo ka diplomuar në vitin 2004, derisa në skenën kosovare gjendet që nga mosha 17 vjeçare. Përveç kësaj ajo në festivalin e akademive botërore “Setkani-Encounter” në Brno të Çekisë, mori shpërblimin “Marta 2004” për aktoren më të mirë me rolin e vajzës në tragjedinë pa text “Babai” të autores Zana Hoxha.
26 vjeçarja Yllka Gashi, përveç që është e angazhuar akoma në serialin “Familja Moderne”, në rolin e Zanës, serial që vazhdon të shfaqet që shtatë vite në RTK, kohët e fundit ajo ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Dukagjini”, në mënyrë që të jetë imazh zyrtar i kësaj kompanie.
Burimi / InfoPress

YouTube Preview Image
42