Gjukanoviq:Ballkani po tensionohet

November 6, 2008   | Shtypi / Mediji

Mali i Zi i ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s që të shpejtojnë me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në aleancë, për shkak se sipas tij, tensionet po e kërcënojnë stabilitetin e vendosur në rajon nga trupat perëndimore pas luftërave të viteve të ‘90-ta.
“Pozicioni ynë i palëkundur është se stabiliteti mbetet çështja kryesore në rajon”, tha kryeministri Millo Gjukanoviq.
Ai ka thënë se zgjidhja për këtë problem është në anëtarësimin e vendeve të rajonit. Gjukanoviq ka bërë këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer në Bruksel .
Burimi / infopress