BE thirrje Ballkanit:Luftoni krimin ose s’ka anëtarësim

November 7, 2008   | Rajoni / Region

Bashkimi Evropian u tha shtatë vendeve ballkanike që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar nëse duan të bëhen pjesë e BE-së.”Në mbarë rajonin është bërë shumë progres.
Por, sfidave të përbashkëta, si forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet t’u kushtohet kujdes i duhur”, tha eurokomisionari për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot.
Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi, thirrja për të shtypur krimin u është bërë në samitin e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme që mbahet në Zagreb.
Burimi / Evropa e Lirë