Arita mohon lidhjen me aktorin Blerim Destani

November 8, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ndonëse është përfolur se “Miss Scandavia 2007” Arita Fejzullai është në lidhje me aktorin e njohur Blerim Destani, një gjë e tillë është mohuar nga vetë Arita, e cila ka thënë se ata janë vetëm miq të mirë dhe ndërmjet tyre nuk ka asgjë serioze.
“Nuk është e vërtetë që kemi një lidhje “të ngushtë”, por ne jemi vetëm miq të mirë”, ka thënë Fejzullai.
Arita Fejzullai kohëve të fundit ka përgatitur tri këngë të reja në gjuhën angleze, “Love me”, “Confusion Love” dhe  “Did u really love me”, melodinë e të cilave e ka bërë Charlie, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Arita, e cila thotë se është shumë e mundshme që kënga “Love me” të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.
Kënga për Aritën është vetëm një hobi. Ajo mendon se një këngëtare e vërtetë është vetëm atëherë kur i shkruan vetë këngët.
L.Gashi
Kosovapress

1