Mali i Zi sivjet ka fituar 500 milionë euro nga turizmi

November 10, 2008   | Shtypi / Mediji

Të ardhurat e përgjithshme të turizmit malazez në 10 muajt e parë të këtij viti kanë arritur deri në 500 milionë euro, që është për 10,76 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Këtë e lajmëroi ministri malazez i Turizmit dhe Mjedisit Jetësor, Predrag Neneziq.
Malin e Zi prej fillimit të këtij viti e kanë vizituar 1,13 milionë turistë, prej të cilëve një milionë të huaj, që është për 4,8 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Ministrisë malazeze, janë realizuar 7,59 milionë buajtje, që është për 5,8 për qind më shumë se vitin e kaluar. Më së shumti buajtje janë regjistruar në Budvë, madje 41 për qind e numrit të përgjithshëm.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 37 për qind kanë qenë nga Serbia, 21 për qind nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga 12 për qind nga ish-anëtaret e BRSS-së dhe nga shtetet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Sllovenisë.
Të ardhurat nga eko taksa arrijnë gjashtë milionë euro, prej të cilave 4,8 milionë janë paguar nga turistët e huaj.
Burimi / Makfaks