Si theri lapraksja Ingridin me thikë

November 11, 2008   | Lajmet / Vijesti

Zbulohet skenari i sherrit të dy muajve më parë që çoi në spitalin ushtarak Ingrid Gjonin pas një debati shumë të fortë që degjeneroi në rrahje mes vajzash. E gjithë ngjarja është zhvilluar ditët e para të muajit Tetor pranë një lokali në Tiranën e re, ku këngëtarja Gjoni është përballur me një vajzë nga Lapraka. Kjo e fundit ishte nën shoqërinë e 2 vajzave të tjera të cilat dhe argumenti ka qenë një djalë. I dashuri aktual i Ingrid Gjonit kishte qenë më parë i dashuri i vajzës nga Lapraka, Violës, për të cilin sipas burimeve për “Bluetooth” ka degraduar dhe sherri i fortë. Duket se Ingridi duke parë Violën në të njëjtin lokal është ngacmuar me të e kaq ka mjaftuar për të “hapur thesin”.
Pasi janë sharë dhe fyer me fjalë mjaft të rënda, Viola ka thyer një shishe të cilën e kishte aty pranë, duke e lënduar Ingridin në disa pjesë të trupit, ndërsa hematomat në lëkurë janë shkaktuar nga xhami i shishes së thyer. Më pas, duke mos u mjaftuar nga plagët e krijuara në trupin e Ingridit, ajo e ka shtyrë duke e rrëzuar atë në tokë. Mesa duket këtu ka qenë dhe një tjetër plagë për Ingridin e cila me të rënë në dyshemenë e ambientit ku ndodheshin ka bëritur nga dhembja. Sipas personave që gjendeshin aty pranë, këngëtarja ka qenë e pirë dhe jo në gjendje të mirë për të llogjikuar.
Duke pasur parasysh gjendjen që ishte Ingrid Gjoni është shoqëruar në Spitalin Ushtarak me plagë në trup, të shkaktuara nga mjeti prerës që ishte shishja e thyer si dhe nga rrëzimi me forcë në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë se u fol, por gjithçka u mbajt në sekret. Mjekë të Spitalit Ushtarak konfirmuan për “Gazeta Shqiptare”, se Ingridi u kurua nga plagë të shkaktuara në trup nga diçka prerëse.
Sipas tyre gjendja e këngëtares ishte e rëndë në momentin që kishte mbërritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme. Që në ato momente u tha se ngjarja u provokua nga një grindje banale mes këngëtares dhe disa vajzave të tjera banore të Laprakës. E plagosura VIP e Spitalit Ushtarak, mori vetëm mjekimin e parë dhe atë të domosdoshëm e më pas ka vijuar me mjekimet në banesë. Paparaci ynë pak kohë më parë fotografoi Ingiridin teksa ndoshej në një pub duke kërcyer dhe në krahët e ish të fejuarit të saj Eneas.
Pikërisht vetëm pak ditë më parë se të ishte në këtë festë, këngëtares i kishte ndodhur incidenti në fjalë dhe nëse fotot vihen re me kujdes, në trup ajo ruan me kujdes plagën se mos lëndohet. Nga vetë Ingridi nuk ka patur koment Sherri për dashnorin Si “theri” lapraksja Ingridin me thikë për këtë ngjarje duke dashur sigurisht të mos e ndajë me mediat incidentin e ndodhur dhe duke u kujdesur që asgjë më tepër të mos mësohet rreth tij. Tetori duket se është muaji fatkeq për Ingridin pasi edhe një vit më parë, po në muajin Tetor ajo u përfshi në një tjetër incident. Së bashku me 14 miq të saj, përfshi edhe Çiljeta Xhilagën, ishin duke u dëfryer në lokalin “Kanon”, pas spektaklit ‘Miss Globe International’, kur për shkak të një mikeshës së tyre, që siç duket e kishte tepruar me pijen, ka ndodhur incidenti me policinë. Pas 2 orëve të kaluara në polici, ku dhe kishte dhënë deklaratën me shkrim, Gjoni është liruar bashkë me disa miq të saj.

Bluetooth

YouTube Preview Image