Anjeza Shahini: Kam zgjedhur fushën që Zoti më ka dhuruar

November 12, 2008   | Lajmet / Vijesti

Gjithmonë ka qenë e bindur se nuk mjafton vetëm talenti për të arritur sukses në muzikë. “Sigurisht që 70 për qind të suksesit në çfarëdolloj profesioni i përket punës. Të gjithë ata që janë lumturuar vetëm me të parën kanë pasur vështirësi ne jetëgjatësinë e tyre në skenë. Duke qenë vetë e re në profesion, uroj të kem gjithmonë këtë dëshirë, për të punuar sa më shumë”, është shprehur këngëtarja e famshme Anjeza Shahini.
Paraqitjet e saj plotë siguri në skenë, ajo i ‘justifikon’ në këtë mënyrë, “Çdokush që do të zhvillonte profesionin të cilit i takon, do të kishte siguri në punën që bën. Mendoj se kam zgjedhur fushën që Zoti më ka dhuruar, dhe kjo më jep një siguri në vetvete”.

infopress

YouTube Preview Image