Blinera:Një këngëtar si Hekurani nuk e refuzoj

November 12, 2008   | Lajmet / Vijesti

Hekuran Krasniqi ka bashkëpunuar me këngëtaren Blinera Krasniqi për ta realizuar një duet të përbashkët që mban titullin “Mos e le për pak”.
Muzikën dhe orkestrimin i ka bërë Hekurani, teksti është shkruar nga Granit Gashi, ndërsa producent i këngës është DJ Cimi.
“Hekurani ma ka bërë ftesën dhe natyrisht një këngëtar si ai nuk e refuzoj. Kënga më pëlqeu dhe jam shumë e lumtur që edhe publiku e pëlqen”, është shprehur Blinera për të përditshmen “Zëri”.
Klipi i këngës është realizuar nga produksioni “Video Art” nga Gjilani, ndërsa xhirimet janë bërë në Prizren. Për zbukurimin e spotit është ftuar edhe grupi i njohur i vallëzimit “Art Design”.
Telegrafi

YouTube Preview Image