Deda:E konsideroj veten me fat

November 12, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtari Shpat Deda ka thënë se kënga “Ëndërroj”, ishte kënga meritore e cila ia hapi dyert drejt karrierës muzikore, ndërkohë që e konsideron veten me fat, pasi ka qenë i rrethuar me njerëz të cilët e kanë mbështetur dhe e kanë vlerësuar muzikën e tij.
“E konsideroj veten shuam me fat, sepse prej fillimit kam qenë i rrethuar me njerëz të cilët më kanë përkrahur dhe ma kanë lehtësuar depërtimin në skenë”.
“Kënga e cila më prezantoi te publiku është kënga ‘Ëndërroj’, e cila e ka edhe videoklipin dhe me të cilën fitova çmimin ‘Artisti i ri më i mirë’ në ‘Top Fest’”, është shprehur Deda për gazetën “Kosova Sot”.

YouTube Preview Image