Eli Fara:Favori i të qenit me shtetesi Amerikane

November 12, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e mirënjohur me një stil të veçantë muzike, Eli Fara, e cila është shtetase ameri kane, e konsideron se ky fakt ia ka hequr një barrë të madhe pengesash nëpër pikat e kontrollit, pasi udhëton shpesh për të qenë nëpër koncerte të ndryshme, në vende të ndryshme, para adhuruesve të saj. Të qenit “amerikane” e bën atë qytetare të lirë në çdo vend të botës dhe kjo është një ndjenjë e rehatshme. Eli Fara është nga ato këngëtare të rralla në Shqipëri që pranojnë se muzikën e kanë profesion, ndërkohë që pranon se edhe muzika i ka ngritjet dhe rëniet e saj sikurse çdo profesion tjetër. Angazhimet e shumta nganjëherë e lodhin, mirëpo edhe ato e kanë bukurinë e tyre.

YouTube Preview Image