Nansen Dialog:Dallimi i tolerancës dhe zgjidhja kreative e problemeve”

November 12, 2008   | Politika

Të zbatohen vlerat e dialogut
Për punëtorët e arsimit nga treva e Tuzit, Qendra Nansen Dialog, javën e kaluar në Podgoricë organizoi seminarin me titull-” Dallimi i tolerancës dhe zgjidhja kreative e problemeve”.
Pas përfundimit të këtij seminari koordinator i QND, Leon Gjokaj, mes tjerash tregon se qëllimi i këtij seminari ka qenë që punëtorët e arsimit përmes punës së tyre profesionale dhe pedagogjike në të ardhmen të zbatojnë vlerat e dialogut, dallimin e tolerancës, përmirësimin e komunikimit me nxënës, pastaj komunikimin brenda shkollës, por edhe të mësimdhënësve me prindërit.
“Mali i Zi si shoqëri multietnike, e cila po jeton në sfidat e procesit të tranzicionit bëjnë pjesë edhe reformat e shkollimit”, ka thënë Gjokaj.
Përmes këtij seminari, punëtorët e arsimit nga Tuzi patën rast të njoftohen edhe me mënyrën e punës në punëtori, me zgjidhjen e metodës së konfliktit në mënyrë të qetë etj.
Në këtë seminar morën pjesë rreth 20 punëtorë të arsimit, të cilët detyrën e kryejnë në shkollat e Malësisë. Ligjëratën e mbajti, Lilana Krkeliq, psikologe klinike.
Një projekt të këtillë QND e organizon tash disa vite.

Kohapress