Labinot Tahiri – Labi:Videoklipi i ri, dhuratë për festat e fundvitit

November 13, 2008   | Lajmet / Vijesti

Bisedë: Labinot Tahiri – Labi
Videoklipi i ri, dhuratë për festat e fundvitit

“Ka disa javë që kam nisur xhirimet e reja nëpër televizionet tona vendore dhe me këto do të përgatitet emisioni argëtues për festat e fundvitit. Në këto xhirime jam duke u paraqitur me këngë të ripërpunuara, do të ketë edhe këngë të reja, me të cilat besoj se do të arrij t’i kënaq adhuruesit e mi kudo që janë”, ka thënë Labi
Labinot Tahiri s’ka të ndalur me paraqitjet e tij, me këngë dhe videoklipe të reja. Janë të shumtë artdashësit e tij brenda dhe jashtë vendit. Labi momentalisht thotë se është i angazhuar me xhirimet e reja, me të cilat do të paraqitet për festat e fundvitit. “Ka disa javë që kam nisur xhirimet e reja nëpër televizionet tona vendore dhe me këto do të përgatitet emisioni argëtues për festat e fundvitit. Në këto xhirime jam duke u paraqitur me këngë të ripërpunuara, do të ketë edhe këngë të reja, me të cilat besoj se do të arrij t’i kënaq adhuruesit e mi kudo që janë”, shprehet Labi për “Kosova Sot”. Përveç xhirimeve, Labi gjatë këtyre muajve është i angazhuar në çdo fundjavë në diasporë, me mbrëmje muzikore. “Në sezonin e verës kam qenë më i angazhuar nëpër bregdete, në Ulqin dhe në Shqipëri, ndërsa tani në këtë sezon vjeshte jam më shumë i angazhuar në diasporë”, thotë ai. Edhe për Festën e Flamurit, e cila po afrohet, Labi është i angazhuar në diasporë. Ndërsa, në natën e vitit të ri, pikërisht në ndërrimin e motmoteve, ai do të jetë në diskotekën “Rinora 4” në Zvicër. “Ne këngëtarët nuk mund të pushojmë as për festa, madje shumë prej tyre gjendem në diasporë, kështu që më duhet të jem larg familjes dhe larg të gjithëve, mirëpo prapë ndjehem i lumtur që po arrij t’i kënaq adhuruesit e mi jashtë vendit”, thotë ai. Labi, përveç që do të paraqitet me këngë të reja në këtë fundvit, ai do të realizojë edhe një videoklip të ri, për të cilin nuk preferon të zbulojë shumë. “Nuk dua të flas për mënyrën e realizimit të videoklipit të ri, besoj se do të jetë një këngë e mirë e realizuar me videoklip cilësor dhe të pasur. Shpresoj se do t’u pëlqejë të gjithëve”, shton ai. Planet e Labit janë të shumta, mirëpo me punë dhe vullnet të mirë shpreson t’i realizojë. Në të ardhmen, ai do të realizojë live edhe një album tjetër për adhuruesit e tij, ku disa këngë të reja do t’i këndojë në duet me motrën e tij Anduenën.
K. BAJRAMI
Kosova Sot

YouTube Preview Image
16