Prishtina zyrtare nuk ndryshon mendje rreth EULEX-it

November 13, 2008   | Rajoni / Region

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës sërish janë takuar me diplomatët e Grupit të Kontaktit në Prishtinë për të diskutuar shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë, mirëpo as kësaj radhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Sipas raporteve të mediave, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, janë takuar të mërkurën mbrëma me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit në Prishtinë dhe me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Pieter Faith – por ata kanë mbetur pranë qëndrimit të mëhershëm se për Prishtinën zyrtare është i papranueshëm plani gjashtë-pikësh për të cilin janë dakorduar Beogradi dhe OKB-ja.
Jozyrtarisht mësohet se liderët kosovarë kanë potencuar se, “thelbin e këtij plani e përbëjnë kushtet e Beogradit për vendosjen e EULEX-it në Kosovë”.
Po të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar edhe një herë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të mos lëshuar pe para presionit të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me planin 6 pikësh të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Thaçi ka thënë se bisedimet po vazhdojnë me partnerët ndërkombëtarë por ka shtuar se nuk do të ketë marrëveshje në dëm të Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të Kosovës
Burimi / Telegrafi

Surroi: Shtrirja e EULEX, ne perputhje me Kushtetuten

Ish-kryetari i partise reformiste Ora, Veton Surroi ka deklaruar se Prishtina zyrtare duhet te shohe aspektin cilesor te shtrirjes se misionit EULEX.
Duke komentuar vendimin e qeverise se Kosoves per te kundershtuar 6 pikat e Beogradit dhe OKB-se, Surroi eshte shprehur se misioni i rendit dhe ligjit duhet te vendoset ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves.
“Nese EULEX do te shtrihej per te krijuar dy sisteme ne Kosove, kjo nuk eshte nje shtrirje e duhur. Nese do te shtrihej per interesat bazike te dikujt tjeter dhe jo te Kosoves, edhe ne kete rast nuk eshte shtrirje e mire. EULEX duhet te shtrihet ne baze te Kushtetutes se Kosoves”, ka pohuar Surroi.

YouTube Preview Image