Vesa Luma, e dashuruar në videoklipe

November 13, 2008   | Lajmet / Vijesti

Vesa Luma i pëlqen shumë videoklipet. Deri më tash, ka realizuar disa sosh, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Mendon që edhe në të ardhmen të bëjë videoklipe, sepse pikërisht është klipi që e bën këngën më të fuqishme. Këtë vit, Vesa ka qenë shumë e angazhuar, jo vetëm nëpër mbrëmjet e ndryshme muzikore, por edhe sa i përket nxjerrjes së këngëve të reja. Ajo po ashtu ka bërë edhe disa videoklipe, ku një të tillë e ka realizuar në bashkëpunim me Turin, që vazhdon të pëlqehet shumë. Në një paraqitje në televizionet tona, Vesa Luma tha se asaj i pëlqen të bëjë videoklipe, dhe se deri më tash është e kënaqur me atë që ka arritur. Ajo theksoi se është shumë e kënaqur me regjisorët, sepse vetë klipi tregon se është bërë punë profesionale. Duhet theksuar që Vesa Luma, që kur ka filluar të njihet nga publiku dhe prej kohës kur ka filluar të merret në mënyrë profesionale me muzikën, ka njohur vetëm suksese. Ajo tanimë është shndërruar në një yll. Pa dyshim se kënga, e cila e bëri kaq të njohur Vesa Lumën ishte kënga “Jemi dhe s’jemi”, e cila, në kohën kur doli, bëri bujë të madhe.
B. ZYBERI
Kosova Sot

YouTube Preview Image
3