Mali i Zi në NATO, garancia për “lulëzimin”të investimeve të huajve

November 14, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Shumë operator Imobilier të huaj,ndryshe nga operatorët e tjerë në vend,e shohin situatën në këndvështrimin e një qytetari europian, ku rregullat e tregut janë shumë më ndryshe se në Mal të Zi.Kto operator imobiliar e quajn një paradoks se si individët vazhdojë të blejnë shtëpi pa titull pronësie apo kontratë noteriale dhe ku tregu i ndërtimeve mbetet ende shumë kaotik në kto vise të Malit të Zi. Këto veçuri do t’i bënin përshtypje çdo europiani tjetër që të vij ktu të investoj.
“Për Ballkan ka ende një imazh të keq në Europë dhe shumë të huaj duhet të vijnë këtu që të ndryshojnë mendimet” sidomos në Mal të Zi. Në fakt, të huajt që kanë mundur ta njohin nga afër Mali e Zi dhe e kanë parë me sy zhvillimin e shpejtë të ndërtimeve, janë të bindur se në bregdetin malazias mund të blesh pa u “rrënuar” në bankë. Rritja e çmimeve ka qenë thuajse “eksplozive” deri para 3-4 viteve dhe tendenca është për një rritje të lehtë. Në bregdet mund të gjesh vila që shiten me një sipërfaqe prej rreth 1000 metra katrorë dhe me një çmim 150,000 euro dhe çmimet e trojeve luhaten edhe në 45 euro/m2 deri 300 euro/m2 . Por megjithatë, këto çmime të favorshme nuk kanë mjaftuar që ta bëjnë Ulqinin tërheqëse aq sa Budva, Dubrovniku,Durësi apo Saranda ku vërshimi i të huajve ka qenë mbresëlënës.
Marrja e ftesës së Malit të Zi për në NATO pritet të sjellë jo vetëm një reformim ushtarak, por edhe një zhvillim të madh në tregun e pasurive të patundshme. Agjentët imobiliarë thonë se nëse arrihet diçka e tillë,në vend do të ketë një “lulëzim” në tregun e pasurive të patundshme, në afatin e mesëm dhe të gjatë.
“Duke qenë një anëtar i NATO-s, vendi do të shihet si me më pak rrezik.Përsa i përket kompanive të huaja,NATO do të garantojë stabilitet ekonomik dhe potencial, çka do t’i bëjë investimet më të sigurta. Kjo do të rrisë interesin në investime dhe kërkesa e shtuar do të rrisë çmimet.Sido si qoftë do të vijnë gjithnjë e më shumë investitorë dhe turistë dhe të ardhurat, si dhe interesi në pasuri të patundshme do të rritet ndjeshëm. Të dhënat nga vendet e tjera ballkanike, që janë tashmë anëtare të NATO-s, e përforcojnë këtë opinion. Duke gjykuar nga përvoja e hyrjes së anëtarëve të tjerë në NATO, duke përfshirë fqinjin Bullgari, i cili me Slloveninë dhe 5 shtete të tjerë iu bashkuan në vitin 2004, ndikimet mund të renditen nga një situatë pozitive për sigurinë e vendit në kërkesa specifike për investime të reja, veçanërisht në ndërtim dhe industritë e lidhura me to.Të dhënat e tregut nga Bullgaria në vitin që hyri në NATO, tregojnë se çmimet në tregjet kryesore si Sofie dhe Varna patën një dyfishim.
NATO është cilësuar edhe nga ekspertët malazez si një pikënisje për një zhvillim të madh në tregun e pasurive të patundshme. Për momentin, ka një qetësi në tregun e pasurive të paluajtshme në Mal të Zi. Blerësit dhe shitësit e mundshëm presin nëse SHBA-të dhe partnerët e saj të NATO-s do të zgjedhin të zgjerojnë partneritetin me shtetin e vogël ballkanik brenda disa muajve.Pronarët e apartamenteve dhe godinave të biznesit në Podgoricë,Budvë dhe Ulqin dhe në mbarë vendin po tërheqin pasuritë e tyre nga tregu, duke parashikuar një lulëzim të ri çmimesh, në rast se NATO do të zgjerohet në shtetin e ish-Jugosllavisë. Ekspertët e tregut shohin një lidhje direkte midis integrimit në aleancën ushtarake dhe potencialit për më shumë rritje. “Aktualisht, ne kemi një kërkesë në rritje jo vetëm nga të huajt, por gjithashtu nga klientët vendas,” thotë një agjent imobiljar, pronar i një agjencie pasurish të patundshme në Podgoricë.
Megjithatë, tendenca reale e çmimeve të pasurisë së paluajtshme vë në dukje se sa kyç është bërë roli i NATO-s në këtë vend dhe në fqinjët e tjerë të Ballkanit. Ndikimi i tij shtrihet përtej çështjeve ushtarake dhe politike, indirekt në çështjet e pronësisë së shtëpisë, vendndodhjes së biznesit dhe aspekte të tjera të ekonomisë, ku kërkesa është e ndjeshme ndaj perceptimit të gjerë të qëndrueshmërisë, që faktori i sigurisë mund të ketë qenë i rëndësishëm.

Montenegro

Montenegro

Mali i Zi,stacioni i ri në Ballkan
Çdokund që shikon për momentin, ka investime në pasuri të patundshme. Çdo agjent imobiliar me të cilin flet të shpjegon se ku dhe në ç’drejtim është investimi më i mirë. Ato që përcaktojnë kriteret që duhet të përmbushë një vend i mirë për investim janë stabiliteti qeveritar, rritja ekonomike, tregu i shtëpive, çmimet e ulëta të pasurive si dhe investimet e huaja direkte. Sipas agjencisë imobiliare botrore janë tre destinacionet e reja drejt të cilave duhet të orientohen investimet e të huajve e ato jan:Kroacia,Mali i Zi dhe Shqiperija.
Europianët patën eksperienca shumë të mira në blerjen e pasurive në Letoni, Lituani, Berlin, Rumani, Bullgari,Kroaci,Mal i Zi dhe Shqiperi, dhe realisht këto tregje patën një rritje fantastike duke krijuar investime të shëndetshme në pasuri të patundshme.
Po tani investitorët po kërkojnë “gjënë  tjetër të madhe” dhe një shans për ta kapur atë. Kërkimet e disa agjencive imobiliare në botrore i kanë drejtuar këta ekspertë drejt disa tregjeve surprizë, që do të ecin shumë mirë gjatë 5 viteve të ardhshme, edhe nëse ndodh ndonjë tjetër krizë amerikane.
Në fakt, vetëm pak vite më parë njerëzit shokoheshin kur dikush i kujtonte se mund të investonin në Bullgari, por tani është çudi kur dikush nuk e ka marrë seriozisht investimin në këtë vend.
Mali i Zi  vuan sot nga e njëjta stigmë, por nëse bën një vëzhgim më të përafërt, panorama duket krejt ndryshe. Sigurisht që vendi ka ende problemet e tij, nga niveli i varfërisë dhe deri te korrupsioni. “Por nëse e viziton një herë nuk mundesh kurrësesi të mos shohësh potencialin në Mal të Zi dhe se si çdo gjë po ndryshon”, -thonë agjencit imobiljare botrore.
Qeveria ka nënshkruar tashmë Marrëveshjen e Stabilizim Shoqërimit me BE-në dhe pret të bëhet pjesë e saj në 2014. Përfaqësi të automjeteve dhe telekomunikacioni janë duke u hapur dhe duke nxitur investimet e huaja. Pronësia ka ende një vlerë të ulët, nga rreth 50,000 euro e lart. I vetmi problem që mund të rrisë çmimet, është konkurrenca nga blerjet e vetë vendasve dhe të mjaft malazasëve dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
“Mali i Zi, është një vend i bukur, njerëzit janë të dashur, plazhet janë të pastra dhe ushqimet mjaft të shijshme. Gjithashtu, në verë hotelet janë të zënë sa duhet të prenotosh më parë. Bazuar në kriteret për të investuar jashtë vendit, Mali i Zi është një rekomandim shumë i mirë ”, -cilësojn agjencit botrore.

Legjenda e çmimeve në Mal të Zi

100 deri 300 euro/m2 është çmimi i trojeve në bregdet të Ulqinit;

400 deri 800 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në Ulqin;

5 deri 30 euro/m2 është çmimi i trojeve në fshatrat e preferuar rreth Ulqinit;

800-2500 euro/m2 është çmimi i apartamenteve në Budvë

Të blesh një shtepi me 1000/m2 -100.000 deri 300.000 euro

Burimi: Agjencitë imobiliare të Malit të Zi

Këshilla permbledhese mbi tregun:


Qendër të Ulqinit

Blerja e apartamenteve dhe lokaleve mbetet ende një investim i mirë në kryeqytet, sepse kërkesa do të jetë gjithnjë e lartë. Përpiquni të zgjidhni banesa apo ambiente me cilësi dhe standard të lartë. Çmimi i rishitjes do të jetë 5-10% më i lartë

Tokat, vilat në fshatrat rreth Ulqinit
Biznesi i tokave vazhdon të mbetet interesant, sidomos në fshatrat rreth Ulqinit. Edhe ndërtimi i vilave shihet me interes pasi ka një shtresë të interesuar për to.

Zyra e dyqane
Nuk shihet me shum leverdi. Kërkesa për zyra ka rënë, pasi shumë kompani i kanë blerë ato në qendra të mëdha. Rishitja e tyre me çmim më të lartë do të jetë e vështirë. Tregu është i ngopur dhe me dyqane.

Ulqini
Ndërtimet shumë kaotike në bregdetin eUlqinit, betonizimi i bregdetit, ndërtimet pa leje të shumta në numër i bëjnë ekspertët pak optimistë për një rritje të tregut në një të ardhme të afërt.
Agjentët imobiliarë thonë se asnjë nuk duhet të hezitojë që të blejë një truall apo apartament në bregdetin e

Uvala Valdanos

Gjiri i Valdanosit Ulqin

Ulqinit, nëse për to ka një dokumentacion të rregullt. Në afatin e mesëm dhe të gjatë çmimet priten të rriten (sot luhaten nga 100-300 euro/m2). Me interes është dhe tregu i qirave në muajt e verës. Hyrja në NATO pritet të sjellë më shumë të huaj që duan të blejnë pasuri të patundshme
Gjiri i Valdanosit dhe Limani
Investimi në këtë zonë bregdetare ende të virgjër shihet me mjaft interes. Interesi për trojet në këtë zonë është rritur nga komuniteti rusë, ndërkohë që çmimet luhaten 50-150 euro/m2. Ka shumë të huaj që duan të hyjnë në këtë zone dhe plane turistike. Interesi do të shtohet me përfundim të rrugës së adriatikut që fillon në kroaci dhe mbaron në Greqi.
H.B
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image