Azem Vllasi ambasador i Kosovës në Podgoricë
November 16, 2008 | Politika
Partager
Ish-funksionari kosovar komunist, Azem Vllasi do të emërohet si ambasadori i parë i Kosovës në Mal të Zi.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e Podgoricës “Dan”, e cila thirret në burime diplomatike të Prishtinës.
Sipas kësaj gazete, ish-politikani Vllasi, tanimë avokat i pavarur, pritet të fillojë detyrën e re në pranverë të vitit të ardhshëm.
Azem Vllasi deklaroi për “Dan” se me kënaqësi do të pranonte detyrën e ambasadorit të pare të Kosovës pas pavarësimit të saj në Podgoricë.
Mali i Zi është një nga vendet e fundit qësë bashku me Maqedoninë më 9 tetor njohën pavarësinë e Kosovës.
Lajme nga Ulqini
2 
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.







sami paulsen on Mon, 8th Mar 2010 08:48
azem vllasi e meriton te jet jo vetem abasador ne nje vend por edhe ma shum.po te i shikosh arhivat e ish jugosllavis at her dot bindeni se nuk ka qen leht te kesh pun apo ta luftojsh nje serbi qe ka qen plot helmim per shiptare .politika serbis ka prodhu vetem helemime te ndryshme per shiptaret un i kam shiqu te gjitha arhivat intervjut me gjith politikant e ish jugosllavis un mburrem me nje shqiptar politikan e trim si azem vllasi.pershendetje nga norvegjija oslo
Xhelajdin lika on Tue, 18th May 2010 19:11
Azem vllasi meriton qdo send qe e deshiron ne kosov dhe qdo pozit qe e deshiron pershendetje nga Londra.