Eranda Libohova: Ka ndodhur të më braktisin…

November 16, 2008   | Lajmet / Vijesti

E pranon hapur se i ka ndodhur ta braktisin.
“Para dhjetë vjetësh i dashuri im u largua për në Amerikë për çështje pune.
Aty lidhja mori fund me aq.
Por, më së shumti kam qenë unë ajo që kam braktisur”, është shprehur për media këngëtarja e njohur Eranda Libohova.
E pyetur nëse do ta linte shtëpinë për të jetuar nën një çati me partnerin, Eranda ka thënë se me pak vështirësi, do ta bënte një gjë të tillë.
Megjithatë, nëse deri vonë ka menduar se bashkëjetesa është një zgjidhje e mirë, tani këngëtarja ka ndërruar mendje.
Sepse, siç është shprehur ajo vetë, “vërtet jeton nën çati, por nuk ndan të njëjtat përgjegjësi, le që, as që ndan përgjegjësi fare.
Mjafton një sherr i vogël që ti të mbledhësh plaçkat e të ikësh.
Kam arritur në përfundimin që martesa është vërtet e rëndësishme”.
Së këndejmi ajo nuk e mohon se i pëlqen  të martohet dhe normalisht, ta ketë familjen e saj.

Infopress

YouTube Preview Image