Zanfina me këngë të re, së shpejti edhe videoklipi

November 16, 2008   | Lajmet / Vijesti

Zanfina gjatë këtyre ditëve ka bërë një këngë të re së cilës do t’i bashkëngjisë edhe një videoklip. Kënga është ritmike dhe ajo beson që do të pëlqehet nga publiku.
Zanfina ka planifikuar ta këndojë për festat e fundvitit nëpër xhirime të televizioneve dhe produksioneve të ndryshme kosovare.
Gjatë karrierës së saj ajo ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur të muzikës: Florent Boshnjakun, Ilir Beranin, Avni Qahilin, Virusin, kurse kohëve të fundit ajo po bashkëpunon edhe me djalin e talentuar, Flori Mumajesi. Ky i fundit i ka bërë një këngë Zanfinës, të cilën thuhet se këngëtarja e ka pëlqyer shumë dhe ka vendosur të ketë të tjera bashkëpunime me Florin. Zanfina gjithashtu, ka punuar edhe versionin ritmik të këngës “Koha e kometës”, e cila u zgjodh si kolonë zanore për filmin me të njëjtin emër.
Kosovapress

YouTube Preview Image