Genta Ismaili: Mesazh femrave me këngë

November 21, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Genta Ismaili ka promovuar këngën dhe klipin “Skllave ti kurrë s’do jesh”, e cila këngë shpreson se do ta bartë një mesazh të mirë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Klipi është sponsorizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është promovuar të mërkurën mbrëma me rastin e certifikimit të 38 përfaqësuesve të OJQ-ve dhe vullnetarëve, të cilët kanë vijuar trajnimin për anti-trafikim.
Ky rast i kishte shërbyer edhe Gentës për të mësuar më shumë për trafikimin e qenieve njerëzore.
“Unë nuk e di çfarë njerëz janë ata që mund ta keqtrajtojnë një fëmijë, një femër…Mendoj që janë njerëz shumë të këqij”, ka pohuar këngëtarja duke shtuar se ajo është shumë feministe dhe fëmijët i do shumë. Kënga “Skllave ti kurrë s’do jesh” është punuar nga Yll Behluli.
Infopress

YouTube Preview Image
6