Ambasadori i Shqiperise ne Forcë

November 22, 2008   | Lajmet / Vijesti

Sot në Komunën e Ulqinit në një vizite zyrtarë ishte Ambasadori i Republikës së  Shqipërisë në Mal të Zi, z. Tonin Beci.
Në kuadër te vizitës së tij njëditore në Ulqin ai qëndroi edhe në selinë  e Forcës së Re Demokratike ku pati takim me Kryetarin Nazif Cungu dhe me këshilltarët e Forcës. Gjate bisedës Kryetari i Forcës së Re Demokratike e njoftoi  Ambasadorin me temat dhe problemet aktuale me rëndësi të posaçme  për Komunën e  Ulqinit.
Edhe ambasadori i Shqipërisë z. Tonin Beci i falënderoi përfaqësuesit e Forcës për mikpritjen e tyre dhe për informimin më të përafërt mbi çështjet kryesore te kësaj Komune bregdetare.
Shërbimi informativ i Forcës
www.forca.me