Sonte “Kënga Magjike”

November 22, 2008   | Lajmet / Vijesti

Dy netët gjysmëfinale kanë qenë të një niveli mesatar. Përderisa në natën e parë gjysmëfinale patëm një triumf të pakontestuar të Rosela Gjylbegut dhe Çiljeta Xhilagës, në natën e dytë konkurrenca ishte më e nxehtë.
Gara tashmë ka filluar, por cilët do të fitojnë njërin ndër trofetë më të rëndëishëm të “Këngës Magjike”. Kurse Nata e dytë i ka takuar Bleona Qerretit, West Side Familly, Pirro Çakos dhe shumë emrave të njohur të muzikës.
Nga ana tjetër tashmë thashethemet kanë filluar se rap-grupi West Side Familly, konsiderohet si njëri ndër favoritet pasi që ka një lidhje të ngushtë me producentin e këtij spektakli, Ardit Gjebrea.
Nga ana tjetër tashmë gati është e sigurt se edhe grupi Skillz nga Kosova do ta fitoj një çmim pasi që regjisori Agron Vula është duke e bërë regjinë e Këngës Magjike, kurse njëri anëtar i grupit Skills, Ledri Vula është djalë i tij.
Nga ana tjetër një prezantim interesant e ka pasur edhe këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi, me të cilën Gjebrea ka bërë disa shaka pasi që ajo ka thënë se është duke punuar në inskenimin e një shfaqje me titullin “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”. Kajtazi paraqitet në “Këngën Magjike”, me këngën “Pixhamet e tua”.
Edhe në këtë edicion të “Këngës magjike”, ka pasur kompozitor të njëjtë, autorë të njëjtë tekstesh, ashtu sikurse vitet e kaluara. Ende nuk dihet se a do të përsëriten skenat e mëparshme ku zakonisht fituesi i festivalit është ditur para se ai të filloj mirë. Në Kosovë nata finale e “Këngës Magjike 2008”, mund të përcillet në RTV 21.
Ardian Jasiqi
Gazeta Express