Orinda, së shpejti me këngë të re

November 24, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur shqiptare Orinda Huta ka thënë se nuk i pëlqen të flasë shumë për lidhjen e saj.
“Më pëlqen ta kem vetëm për veten time. Të vetmen gjë që mund të pohoj është se jam e lumtur që e kam në krah”, tha Orinda në një intervistë për “Blutooth”.
Po ashtu, Orinda tregoi që është duke u marrë me një këngë të re dhe klipin e saj, të cilat shumë shpejt pret t’i publikojë.
Bëhet fjalë për një këngë të ngrohtë, gjë për të cilën ka nevojë publiku tani, meqenëse po afrohet edhe dimri.

Kosovapress

YouTube Preview Image