UDSH shënon ditën e formimit,M’i gëzofsh 15 pranvera

November 24, 2008   | Reportazh / Reportaža

M’i gëzofsh 15 pranvera
Koha do të dëshmojë se UDSH, me një program realist e pragmatik, të bazuar mbi standarde demokratike europiane të demokracive shumënacionale, mbi të gjitha me një veprim të sinqertë e transparent do t`ia dalë ta kthejë në binarë të duhur trenin e aspiratave legjitime për faktorizimin e shqiptarëve dhe për përmirësimin e pozitës së tyre në Mal të Zi.
Më 21 nëntor 1993 është themeluar partia e dytë e shqiptarëve në Mal të Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëe. Mospajtimet në udhëheqjen e partisë së parë, LD në MZ, dështimi i saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 1992, pas përkrahjes plebishitare që e kishte fituar në zgjedhjet e para të vitit 1990, sjelljet dhe hapat simptomatikë aventurierë, kokëfortësia dhe mospërfillja e kritikës së brendshme, kanë bërë që një pjesë e liderëve të LD në MZ, në krye me profesorin e dalluar e partiotin e kulluar, të ndjerin Bajram Rexha, të vendosë të themelojë partinë e re UDSH.
Koha do të dëshmojë se UDSH, me një program realist e pragmatik, të bazuar mbi standarde demokratike europiane të demokracive shumënacionale, mbi të gjitha me një veprim të sinqertë e transparent do t`ia dalë ta kthejë në binarë të duhur trenin e aspiratave legjitime për faktorizimin e shqiptarëve dhe për përmirësimin e pozitës së tyre në Mal të Zi, por edhe për kontributin në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, në Mal të Zi e në Rajon.
UDSH bëhet parti parlamentare në vitin 1996 dhe këtë status vazhdon ta ruajë edhe sot.
Kjo i ka mundësuar që projektet e tij dhe mënyra e zbërthimit të tyre në opinion, ta bëjnë subjekt të pakapërcyeshëm në të gjitha debatat e brenshme apo ndërkombëtare për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.
Tri kanë qenë shtyllat e programit politik të UDSH-së në fazën e deritashme të proceseve demokratike në Mal të Zi e në Rajon: Platforma për status të veçantë të shqiptarëve në Mal të Zi, kontributi për kauzën numër 1 të shqitparëve në fundshekullin e shkuar dhe fillimin e këtij shekulli – pavarësinë e Kosovës dhe kontributi për pavarësinë e Malit të Zi, që rrethanat e kishin pozicionuar shumë të rëndësishme edhe për pavarësinë e Kosovës.
Duhet thënë se, në këto procese, UDSH është sjellur ndryshe nga partitë e tjera shqiptare dhe koha do ta dëshmojë se kush ka patur të drejtë. Por, që tani mund të thuhet se, falë angazhimeve politike dhe aftësisë që fjalët t`i bëjë vepra, UDSH, në këtë periudhë, bëhet partia më e fortë shqiptare, e cila bën që kontributi i shqiptarëve në Mal të Zi në ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes në Mal të Zi, si dhe në krijimin e logjistikave për marrëdhënie të reja ndërmjet popujve e shteteve në Ballkan, të jetë shumëfish më i madh se numri i tyre në popullsinë e këtushme.
Pa përkrahjen e partive të tjera shqiptare, ose me kundërshtimin e tyre, UDSH, në bashkëpunim me forcat demokratike në Mal të Zi dhe me faktorin ndërkombëtar, ia del të realizojë projekte të rëndësishme që përmirësojnë pozitën e shqiptarëve, siç janë:
– formimi i Ministrisë për të Drejtat e Pakicave,
– Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare,
– Platforma për status të veçantë të shqiptarëve në Mal të Zi,
– spitali i parë i maternitetit në Ulqin,
– pikat e reja kufitare me Republikën e Shqipërisë (Muriqani e Vermosha),
– fakulteti i parë shqip në Podgoricë,
– Komuna Urbane e Tuzit, si projekt-pilot i një faze kalimtare drejt komunës së plotë,
– Ligji për të drejtat dhe liritë e pakicave,
– Panairi i Librit në Ulqin,
– Festivali i Këngës për Fëmijë në Ulqin,
– finalizimi i qendrave të kulturës në Ulqin e në Tuz,
– zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Komunën e Plavës….
– kyçja e përfaqësuesve të partisë shqiptare edhe në përfaqësitë diplomatike të Malit të Zi, pas pavarësimit të tij më 2006,
– kontributi në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet Malit të Zi e Shqipërisë,
– kontributi për njohjen e Kosovës së pavarur nga ana e Malit të Zi….
– vendosja e partneritetit me qeverinë antimillosheviqiane të Malit të Zi…
S`do mend se këto dhe projekte të tjera i bëjnë qesharakë zërat që ende dëgjohen se në Mal të Zi nuk na u paska bërë asgjë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.
Por, ato dalin nga subjektet të cilat pas 18 vjet veprimi nuk kanë asgjë pas vetes ose nga ato të cilave pas 16 viteve angazhime të tjera u bie ndërmend se është koha të shesin super-patriotizëm.
Hiq kontributet dhe projektet e sipërpërmendura të UDSH-së, çka na mbeti?
Edhe kontributi i UDSH-së për kauzën numër 1 është i pakontestueshëm.
Kur po digjej Drenica, si parti qeveritare, UDSH organizon tubim përkrahjeje për aspiratat legjitime të popullit të Kosovës, duke dënuar dhunën e regjimit policor të diktatorit Millosheviq, duke thënë se viktimat e Kosovës janë edhe tonat dhe se fitoret e saj do të jenë edhe tonat. Në këtë tubim të marsit të vitit 1998 është dëgjuar edhe fjalia: “Orët në shkollat tona, meshat në kishat tona, namazet në xhamitë tona, mëngjezet në shtëpitë tona duhet të fillojnë me lutje për Kosovën”. Dhe tjetra: “Mund të ketë prapë dhunë, mund të ketë prapë gjak, mund të ketë prapë varre, por s`ka diktator as polici që mund të ndalë rrugën e Kosovarëve për liri!”
Prononcime e deklarata të ngjashme janë dëgjuar nga përfaqësuesi i UDSH-së në Parlamentin e Malit të Zi edhe gjatë bombardimeve të NATO-s, kur në Mal të Zi ndodheshin rreth 100 mijë shqiptarë të dëbuar nga Kosova dhe kur të tjerët po heshtnin.
Përfaqësuesi i UDSH-së jep dorëheqje nga Komisioni për hartimin e Kartës Kushtetuese të shtetit të përbashkët të Serbisë e Malit të Zi, kur ky kishte vendosur që Preambula e saj ta quante Kosovën “krahinë autonome të Serbisë”. – Nuk mund flitet për Kosovën pa përfaqësuesit legjitimë të saj – kishte thënë ai.
Paraprakisht, gjatë një darke me disa anëtarë të Komisionit, ai kishte braktisur tavolinën kur pas saj ia kishte behur kryevrasësi i ushtrisë së Millosheviqit në Kosovë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, tash banues i Hagës. – Me të tillë unë nuk rri – i kishte thënë ai shefit të delegacionit malazez. Darka kishte qenë në Beograd.
Tash, disa që asokohe nuk dukeshin asgjëkundi, pyesin se çka ka bërë UDSH-ja për Kosovën! Ata harrojnë se në vitrinat e UDSH-së, për këto dhe për shumë kontribute të tjera, është Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
I vetëdijshëm se pa epilogun fatlum të kauzës nr. 1 të kohës nuk mund të flitet për realizime shqiptare, UDSH-ja shfrytëzon çdo rast për ta ndihmuar sadopak këtë.
Në vitin 1997 një lider u tha “Jo” politikave të Millosheviqit. Millo Gjukanoviq e bëri publik angazhimin për pavarësimin e Malit të Zi partneritetin me të, që në atë moment, UDSH e bën imperativ të veprimit politik. Ai në vitin 1998 hyn në Qeverinë të cilën e drejtonte partia e tij, në çdo takim me ndërkombëtarët avancon politikat e tij, në të gjitha zgjedhjet presidenciale përkrah kandidaturat e partisë së tij, nuk çon shumë pluhur për çështje më të vogla, as kur për këtë ka arsye objektive… sepse po afrohej pavarësia. Po afrohej Referendumi i pavarësisë i 21 majit 2006. UDSH ka qenë e vetmja parti shqitpare që ka marrë pjesë aktive në fushatën e Referendumit dhe përcillte me keqardhje thirrjet për bojkot ose pozicionimin asnjanës të partive të tjera shqiptare. Por, pjesë aktive, për fat të mirë morën edhe të gjithë shqiptarët me të drejtë vote, të cilët me 21 maj kanë përkrahur pavarësinë e Mali të Zi.
Mali i Zi i pavarur ka njohur më 9 tetor, Kosovën e pavarur, të shpallur më 17 shkurt të këtij viti.
Kështu vulosen marrëdhëniet e reja në Ballkan. UDSH-ja ka hise në këtë vulë. Andaj nga pozita e kryetarit të tij, mund t`i them me krenari: M`I GËZOFSH 15 PRANVERA!
Ferhat Dinosha
Koha Javore

[

youtube]http://fr.youtube.com/watch?v=o38SQwg35Kc[/youtube]

YouTube Preview Image http://www.dailymotion.com/video/x4chmy