Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi,ritje të nivelit ekonomik

November 25, 2008   | Lajmet / Vijesti

Fillimi i rrugës Shkodër-Hani i Hotit dhe realizimi i projekteve të tjera rajonale nxisin rritjen ekonomike dhe forcim të tregut rajonal.
Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi së fundmi ka një rritje të nivelit ekonomik por ka ende potenciale për t’u shfrytëzuar.
Në takimin me Kryeministrin e Malit të Zi, duke u ndalur në cështje të lidhjes së veçantë mes dy vendeve, Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë për realizimin e tenderit të rrugës Shkodër-Hani i Hotit, duke shtuar se edhe lidhja përmes liqenit të Shkodrës është shumë e veçantë e duhet patur në vemendje.
Kryeministri i Malit të zi dhe Kryetarja e Kuvendit theksuan se çështje thelbësore e rajonit është stabiliteti dhe ai do të jetë afatgjatë nëse të gjitha vendet tona bashkëpunojnë ngushtë edhe në fushën ekonomike.
Projektet e infrastrukturës rajonale, tha Kryetarja e Kuvendit duhet të jenë në fokusin e të gjitha vendeve tona në mënyrë që të krijojmë kështu një hapësirë të gjerë bashkëpunimi ekonomik që do të sjellë përfitime jo vetëm për secilin nga vendet por do të ndikojë pozitivisht në të gjithë Ballkanin.

Sherbimi informatif

1