Ja si u votua ne Kenga Magjike 2008

November 26, 2008   | Lajmet / Vijesti

Sic e dime, menyra e votimit per cmimet kryesore ne festivalin “Kenga Magjike” eshte e atille qe te gjithe konkurentet ne gjysemfinale (ne kete rast 46) votojne per njeri tjetrin, ama nen nje kod te fshehur. Ne emisionin “E Diela Shqiptare”, Arditi mblodhi shumicen e konkurenteve finaliste qe te diskutojne ne lidhje me kete menyre te votimit dhe te njejten kohe ta njoftojne opinionin e gjere se si ne fakt votuan konkurentet.
Diskutimi paksa u nxeh, pasi u zbulua qe Produkt 28 kishte dhene “Zero” pike per grupin Skillz & Stine. Ne te vertete ishte fillimisht Turi ai qe shprehu nje doze pakenaqesie ne lidhje me mbarevajtjen e ketij sistemi te votimi dhe ai vet zbuloi kodin nen te cilin kishin votuar, kodi 43. Dhe me te ditur kete, Nesti dhe Ledri shfaqen irritimin e tyre kur mesuan se ishin injoruar totalisht nga grupi Produkt 28. “Une kam menduar se Nesti do me japi gjithmone ZERO sepse Nesti ka kete ide… dhe kam bere gabim!” shpjegohet Turi. Ndersa Nesti (Stine) deklaroi se ai nuk e shihte Produkt 28 si rival dhe per kete arsye kishte dhene 10 pike per kete grup. Per te verifikuar kete, Nesti po ashtu, zbulon kodin nen te cilin ka votur, kodin 39.
Ndersa Eneda Tarifa, e cila mbronte mendimin e saj se ky system votimi duhet ndryshuar dhe se ka konkurente qe nuk u votuan por qe duhet te ishin aty si finaliste, ne nje moment, kur Arditi e pyeti se cili kengetar nuk e meritonte te ishte aty, ajo refuzoi te pergjigjet dhe u kercenua se do ta leshoj sallen po qe se insistohet qe te thote nje gje te tille.

Pra, ne te gjithe qe menduam se cdo gje po shkonte per mrekulli per pjesemarresit ne Kengen Magjike, ky emision zbuloi se kishte merira dhe xhelozi te shumta ne mes vet kengetareve.

YouTube Preview Image

Ja dhe renditja e plote e konkurenteve ne baze te pikave qe kane marre:

1. Jonida Maliqi, 686
2. Aleksander Gjoka, 639
3. Soni Malaj, 601
4. Pirro Cako, 588
5. Eneda Tarifa, 577
6. West Side Family, 570
7. Juliana Pasha, 557
8. Mariza Ikonomi, 405
9. Rosela Gjylbegu, 393
10. Eliza Hoxha, 347
11. Hana Cakuli, 336
12. Ciljeta Xhilaga, 308
13. Produkt 28, 292
14. Bleona Qereti, 291
15. Kastro Zizo, 290
16. Stine & Skillz, 269
17. Teuta Kurti, 224
18. Yllka Kuqi, 214
19. Silva Gunbardhi, 188
20. Qelbanix, 167
21. Blerina Braka, 154
22. Dafina Zeqiri, 133
23. Ernis Cili, 119
24. Era Rusi, 110
25. Joana, 110
26. Orgesa Zaimi, 106
27. Eris Hoxha, 85
28. Olti Marku, 83
29. Entela Zhula, 78
30. Siciliana Mazi, 70
31. LRC & M Bass, 68
32. Gerta Heta, 67
33. Evi Reci, 58
34. B2N, 55
35. Kelly, 55
36. Adelina Emini, 50
37. Mateus Frroku, 47
38. Xhenis Mazreku, 46
39. Arber Arapi, 45
40. Snow Black, 35
41. Linda Rukaj, 34
42. Venera Lumani, 33
43. Korab Shaqiri, 32
44. Edmond Mancaku, 27
45. Emmy, 16
46. Jona Koleci, 2

Burimi: http://albavipnews.blogspot.com/