“Vetes nuk ia fali”, videoklipi i ri i Shpat Kasapit

December 4, 2008   | Lajmet / Vijesti

Me të reja muzikore së fundi është prezantuar edhe këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi. Për audiencën televizive Shpati ka vizuelizuar këngën “Vetes nuk ia fali”. Me tekst të Bujar Idrizit dhe muzikë e orkestrim të Samir Durgutit, balada “Vetes nuk ia fali” është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit i publikuar gjatë këtij sezoni veror. Përveç këtij projekti, Shpati do të marrë pjesë në festivalet “Mikrofoni i Artë” dhe atë të Radiotelevizonit Shqiptar. Lidhur me këtë të fundit, këngëtari në një intervistë për emisionin “Përrallë me tupan”, ka thënë se për të nuk është e rëndsishme nëse do të arrijë të fitojë që në këtë mënyrë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurosong”, por e rëndësishme është se çfarë do të prezantojë para publikut. Po në këtë emision Shpati për herë të parë është paraqitur publikisht me të dashurën e tij, modelen nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj. Shpati ka thënë se megjithëse janë në lidhje, ende nuk kanë menduar për fejesën.


Koha Vizion

YouTube Preview Image
18