Forca e re demokratike:Kumtesë për Media

December 4, 2008   | Politika

Absurdet po përsëriten në Ulqin.
Ulqin:Fyerjet, replikat jashtë teme dhe tonet shume të rëndë janë  metoda  të cilat pushteti lokal i përdorë me qëllim që të maskojë çdo diskutim konstruktiv për secilën temë të rendit të ditës të Kuvendit.
Pushteti aktual prapë demonstron arrogancë dhe papërgjegjësië ndaj qytetarëve në qëllimin të disiplinimit të Kryetarit të Kuvendit.
Arsyeja për këtë është sepse ai pranoi propozimin e Forcës dhe vota e tij ishte vendimtare që ato pika të bëhen pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së Kuvendit.
Koalicioni për Ulqinin Evropian qëllimisht mundohet që ti a ulë autoritetin Kuvendit me atë që nuk dëshiron të marrë as edhe qëndrim rreth çështjes së kthimit të pronave  gjithashtu me atë që toleron arrogancën e pushtetit ekzekutiv i cili nga korriku nuk ia dorëzon Kuvendit Raportin e realizimit të Buxhetit për periudhën e kaluar.
Kanë të drejtë qytetarë të pyeten se interesat e kujt i mbrojnë këshilltarët e koalicionit për Ulqinin Evropian që nuk ishin në gjendje as që të lejojnë votimin për përfundime në të cilat kërkohet që Komisioni Regjional për kthimin  e pronave ta njoftojë Kuvendin e Ulqinit për punën e tij në lidhje me kërkesat e qytetarëve nga Komuna jonë. Që absurditeti të jetë edhe më i madh një përfundim i tillë është propozuar në diskutim nga këshilltari i këtij koalicioni.
Arroganca e tyre nuk ka fund ku edhe kërkojnë nga opozita që ta përgatisë Raportin për Realizimin e Buxhetit të Komunës. Komuna jone fqinje Tivari në mënyrë transparente edhe në web faqen e saj i ka publikuar të gjithë raportet, ku edhe realizimin e buxhetit për nëntë  muajt e vitit 2008.
Ajo çka është e pamundur për këshilltarët  në Ulqini, në Komunat tjera është e mundësuar të gjithë qytetarëve.
Mendojmë që kjo është politikë për shkak të papunës së vet ka për qëllim zvogëlimin e  ingjerencave të vetëqeverisjes lokale në vend qe këto ingjerenca të rriten.
Forca e re demokratike
Shërbimi Informativ : Ulqin 04.12.2008

1