Yllka Gashi pa muaj të mjaltit?

December 5, 2008   | Lajmet / Vijesti

Aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi është martuar para një muaji e më shumë në Prishtinë. Por, burime thonë se Yllka muajin e mjaltit e ka kryer në verë ku ka qëndruar për pushime në Spanjë dhe se tani nuk është në pushime.
Aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi, e cila është martuar para një muaji e më shumë nuk ka shkuar në Muajin e Mjaltit, pasi që këtë e ka kryer para se të martohet gjatë muajve të verës.
Kështu ka thënë një burim i Express i cili nuk ka dashur që të identifikohet me emër në gazetë.
Përndryshe, Gashi është njohur shumë tek popullata me pseudonimin Zana, një nofkë kjo që ajo e ka fituar nga karakteri i saj që ajo luan në serialin Familja Moderne. Po, ashtu, Yllka është njëra ndër aktoret që nuk ka dëshirë të jep detaje për jetën e saj private nëpër media. Përveç roleve të saj Gashi ka marrë pjesë edhe në festivalin e akademive botërore “Setkani-Encounter” në Brno të Çekisë, ku mori shpërblimin “Marta 2004″ për aktoren më të mirë me rolin e vajzës në tragjedinë pa tekst “Babai” të regjisores Zana Hoxha. Ajo po ashtu është imazh zyrtar në marketingun e kompanisë “Dukagjini”.
Ardian Jasiqi
Gazeta Express

2