Orinda Huta e dashuruar, të një kënge dhe videoklipi të ri

December 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Krahas kohës që është duke i kushtuar shkollimit, këngëtarja nga Shqipëria, Orinda Huta, është duke punuar edhe rreth realizimit të një kënge dhe videoklipi të ri. Këtë Orinda e ka bërë të ditur në një intervistë dhënë këtyre ditëve për shtojcën “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Këngëtarja ka bërë të ditur se këtë videoprojekt muzikor, për të cilin ka thënë se ka nevojë publiku, pret ta publikojë shumë shpejt. “Bëhet fjalë për një këngë të ngrohtë, gjë për të cilën ka nevojë publiku tani për tani, meqenëse po afrohet edhe dimri”, ka thënë Orinda. Sa i përket jetës private përveç që ka treguar se është e dashuruar, Orinda nuk ka folur më shumë për lidhjen e saj. “Jam e dashuruar, por nuk më pëlqen të flas shumë për lidhjen time. Më pëlqen ta kem vetëm për veten time. Të vetmen gjë që mund të pohoj për ju është se jam e lumtur që e kam në krah dikë”. Ndryshe, Huta ka thënë se tani që më nuk është 19 apo 20 vjeçe, është shumë më e kujdesshme, qoftë sa i përket veshjes apo edhe prezantimeve skenike. Por, ka këmbëngulur se është vetvetja. Këtë seriozitet ajo e ka quajtur të natyrshëm.
Koha Vizion

YouTube Preview Image