INTERVISTA – Olli Rehn: Viti 2009, viti Ballkanit Perëndimor

December 11, 2008   | Rajoni / Region

Dhe kur flasim për zgjedhjet ky ishte një problem për Maqedoninë. Progres i mirë u evidentua në disa fusha, megjithëse nuk u përmbushën si duhet tetë prioritetet. Por sipas raportit ishin zgjedhjet e këqia arsyeja kryesore pse nuk ka datë për çeljen e negociatave.
Rehn: Është korrekte dhe kjo është një nga arsyet kyçe. Arsye të tjera lidhen me disa nga reformat. Ka patur progres në reformën në drejtësi dhe në polici. Ka progres në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në ligjin për gjuhët që është shumë i rëndësishëm. Por njëkohësisht dhe të të njëjtës rëndësi janë mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e vitit që vjen si edhe legjislacioni dhe proceset zgjedhore që lidhen me to që vendi të shënojë progres. Për më tepër, bojkotimi i parlamenti që ndodhi para disa kohëve nuk është një shenjë e vërtetë stabiliteti apo e një pjekurie politike.”

Pra mesa kuptoj unë Z. Ren, Maqedonisë i duhet të dëshmojë se mban zgjedhje të mira para se të çelen negociatat dhe duhet të presë për to, apo nevojiten edhe kushte të tjera.
Rehn: Ky është një nga kushtet, por neve na duhet të shohim progres edhe në reformat e tjera që përcaktuam në muajt e parë të këtij viti për vendin.

Dhe kur flasim për reformat, sa të rëndësishme janë ato nga njëra anë dhe sa e rëndësishme është çështja e emrit dhe a mund të bëjnë pa njëra tjetrën këto dy çështje që rekomandimi juaj të jetë pozitiv.
Rehn: Cështja e emrit është një çështje dypalëshe që duhet zgjidhur mes dy palëve nëpërmjet ndërmjetësimit të OKB-ve. Por sigurisht që do ti ndihmonte të gjithëve nëse kjo çështje gati e pafund të zgjidhej më mirë shpejt se vonë.

Vendi i fundit është Kosova, e pavarur këtë vit, por që nuk njihet ende nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Fillimisht si e vlerësoni situatën politike dhe të sigurisë në vend edhe pas vizitës tuaj të fundit.
Rehn: Në këndvështrimin tim, situata e përgjithshme e sigurisë është e qëndrueshme dhe ka edhe stabilitet politik në kuptimin që atje ka konsensus të gjerë ndërpartiak për sa i përkët objektivave evropiane. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por sigurisht që në të njëjtën kohë ka sfida ekonomike, ndërsa qeveria duhet të zbatojë kushtetutën në mënyrë që të ndërtojë një shoqëri të vërtetë demokratike dhe multi-etnike ku të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjejnë se janë të përshirë në këtë shoqëri.”

Në krahasim me vendet e tjera Kosova kritikohet më rëndë për krim, trafik, drogë e korrupsion etj. Sa përgjegjësi ka për këto qeveria e vendit, sa kanë ndërkombëtarët që kanë qenë aty dhe sa do të kenë ata që vijnë, EULEKS-i. Dhe kur pritet shtrirja e këtij të fundit në Mitrovicë?
Rehn: Është e rëndësishme që shtrirja e EULEX-it të mund të realizohet së shpejti dhe para fundit të këtij viti. Dhe në këtë moment po zhvillohen diskutime në Kombet e Bashkuara për të përparuar në këtë objektiv. Një nga detyrat kyçe të EULEXit do të jetë të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të punojë sëbashku me autoritetet lokale për të përforcuar sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi.

A e shihni Kosovën me marredhënie kontraktuale me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit pa njohjen nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian?
Rehn: Është shumë e rëndësishme që Kosova vetë të dëshmojë se mund të jetë e aftë të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe multietnike në përputhje me kushtetutën. Është e rëndësishme që ne të mund të shtrijmë misionin EULEX për të ndihmuar progresin në Kosovë. Dhe unë shpresoj edhe se situata e jashtme do të evoluojë. Ne kemi vendosur se do të përgatisim një studim aftësie se si ne të mund të ndërtojmë marredhënie kontraktuale mes BE-së dhe Kosvoës. Dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi ne duhet të ndërtojmë marredhënie të forta ekonomike dhe tregëtare dhe të përmirësojmë lëvizjen e lirë, në një linjë me konkluzionet e vendeve anëtare të BEsë në një nga samitet evropiane, të cilat nënvizojnë se Kosova është pjesë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Cfarë pritet gjatë vitit 2009, përveç liberalizimit të vizave nëse gjithçka shkon mirë. Le të themi a mund të kemi kandidaturën për Shqipërinë, negociatat për Maqedoninë, marredhëniet kontraktuale me Kosovën?
Rehn: Në jetë është e rëndësishme gjithmonë që të kesh qëllime dhe objektiva pasi ato ushqejnë progresin. Unë shpresoj dhe unë punoj që ta bëj vitin 2009  vitin e Ballkanit Perëndimor. Dhe unë shpresoj se i gjithë rajoni do të shënojë hapa para në objektivat e tij evropiane.

Intervistoi: Ernest Bunguri
ALSAT

http://www.alsat.tv/images/emisionet/reklama/maqedoni.flv