Ryva kënaqet me Barnatoren

December 11, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kënga e fundit e këngëtares, Ryva Kajtazi, “Barnatorja”, spoti i së cilës është publikuar para disa javëve, sipas Ryva Kajtazit, është një ndër këngët që po ka sukses në tregun kosovarë.
Këto komente ajo i ka bërë gjatë një emisioni në RTK ku ajo ka shtuar se një ndër sukses e tjera të saj është edhe pjesëmarrja e saj nëpër programet e Vitit të Ri në tri televizionet kombëtare të Kosovës.
Por, diçka tjetër flasin shitësit e CD-ve në Prishtinë. Një shitës në një CD – Shop ka thënë për “Express Online”, në Prishtinë se nuk di kur ka shitur ndonjë CD ku është këngë e Ryvës, apo ka pasur ndonjë kërkesë për këtë nga ndonjë adhurues i saj.
Përndryshe, Ryva Kajtazi kohëve të fundit ka marrë pjesë edhe në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Pizhamet e mija”.

Ardian Jasiqi
Gazeta Express

YouTube Preview Image
7