Këshilli i Bashkësisë Islame të Ulqinit reagon ndaj organizimit të manifestimit “dyluftimi i deshëve”

December 12, 2008   | Lajmet / Vijesti

Manifestimi, asgjë të përbashkët me Islamin
Ulqin – Këshilli i Bashkësisë Islame – Ulqin është distancuar nga Manifestimi “Dyluftimi i deshëve”.
Në një kumtesë për opinion të këtij Këshilli thuhet se tradita “Dyluftimi i deshëve” nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin, por është në kundërshti të plotë me shpirtin dhe parimet islame, e hedhin poshtë totemizmin dhe barbarizmin, elemente që pasqyrojnë aktin e luftës së përmendur të kohës paraislame.
“Këshilli i Bashkësisë Islame, i cili kultivon parimet e mësimet e besimit islam, i hedh poshtë dhe distancohet nga këto akte kudo që paraqiten dhe proteston që këto organizime të lidhen me aktin e lartë të Kurbanit.
Këshilli i thërret të gjithë ata individë, të cilët organizojnë ose marrin pjesë në këto manifestime që në emër të mësimit human të besimit islam një herë e përgjithmonë të braktisin këtë praktikë”, thuhet ndër të tjera në kumtesën për opinion.
Këshilli i Bashkësisë Islame